Komuna e Bujanocit në bllokadë  financiare, zgjidhja kredia?
Lugina

Komuna e Bujanocit në bllokadë financiare, zgjidhja kredia?

14.Jun.2019 09:00
0

Komuna e Bujanocit është futur në bllokadë financiare në vlerë prej 3.72 milion dinarë për shkak të borxheve që nuk po mundet t’i mbulojë.

Këshilli komunal i komunës së Bujanocit gjatë mbledhjes së fundit të mbajtur ka shqyrtuar mundësitë për marrje kredi për daljen nga kjo krizë e thellë financiare, shkruan Titulli.com.

Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi ka vlerësuar se zgjidhje mundë të jetë marrja e kredisë afatshkurtër prej 15 milion dinarë por sipas tij janë në pritje të mendimit të ministrisë së financave.

Në bankën popullore shihet se llogaria e komunës së Bujanocit është bllokuar nga data 30 maj 2019 dhe deri më tani janë bllokuar të gjitha qarkullimet financiare duke llogaritur edhe rrogat e administratës komunale, raporton Titulli.com

Shefi i financave të komunës së Bujanocit gjatë mbledhjes së rregullt të këshillit komunal ka thënë se janë në bllokadë financiare dhe nuk po munden të paguajnë faturat shfrytëzuesve dhe shpenzimet e  udhëtimit për shkollat.

Opozita në kuvendit komunal  akuzon vazhdimisht se komuna e Bujanocit nuk po menaxhon mirë dhe po keqpërdor buxhetin komunal që tani ka pru edhe në situatë të bllokimit financiar./Titulli.com/

Palmer mbledh shqiptarët e serbët në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë
Studimi: Dy në tre persona i lexojnë lajmet në celular
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration