Komuna e Bujanocit në aksion: Masa ndëshkuese për uzurpuesit e hapësirave publike (foto)
Komuna e Bujanocit përmes një njoftimi të publikuar në Facebook sqaron se kanë filluar masat ndëshkuese për uzurpuesit e hapësirave publike.
Njoftimi i plotë i publikuar në Facebook:
Drejtoria e Inspekcionit pranë komunës së Bujanocit gjatë ditës së sotme ka ndërmarrë aksionin për lirimin e hapësirës publike. Tregatarëve ambulant iu është dhënë urdhëresë që t'i lirojnë hapësirat publike dhe t'i pastrojnë menjëherë mbetjet.
E njejta vlenë edhe për pronarët e automjeteve të cilët parkojnë automjetet e tyre në trotuarë.
Kjo masë është ndërmarrë për ta rregulluar komunikacionin dhe qytetarët të kenë lëvizje më të lehtë.