Komuna  e Bujanocit  ndan  700 mijë dinarë për 70 fëmijë (foto)
Lokale

Komuna e Bujanocit ndan 700 mijë dinarë për 70 fëmijë (foto)

28.Dec.2021 15:19
0
Në pragë të Vitit të Ri 2022, komuna e Bujanocit ka ndarë 770.000 dinarë për 70 nxënës me nevoja të veçanta, të cilët ndjekin mësimet në Entin Parashkollor, shkollat fillore dhe të mesme.
 
Shpërndarjen e tyre, sot e ka bërë kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi së bashku me kryeshefin për arsim Fejzi Beqiri, të cilët përveç shumës prej 11.000 dinarë për çdo fëmijë, kanë shpërndarë edhe pako me dhurata.
 
Kjo është vetëm vazhdimësi e përkundesjes ndaj kategorisë me nevoja të veçanta, përndryshe, projekti i angazhimit të asistentëve personal në institucionet arsimore është më i rëndësishmi për këta fëmijë.
 
Asistentët personal do të vazhdojnë punën e tyre edhe në vitin e ardhshëm, derisa komuna për këtë qëllim ka ndarë rreth 15 milionë dinarë.
 
Tekst i publikuar në faqen zyrtare të komunës së Bujanocit në Facebook:
 
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration