Komuna e Bujanocit ndan 500 mijë dinarë për familjet në nevojë
Lokale

Komuna e Bujanocit ndan 500 mijë dinarë për familjet në nevojë

26.Mar.2020 13:39
0

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, në cilësinë e Komandantit të Shtabit për situata të jashtëzakonshme, ka nënshkruar kontratë me vlerë 500 mij dinarë, për mbështetjen e familjeve me kushte të rënda ekonomike gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.

"Koordinatori i shtabit në bashkëpunim të ngushtë me kryetarët e Bashkësive lokale do të përpilojnë listat e prioriteve duke u bazuar në kriteriumet e qarta të definuara bashkarisht", thuhet në njoftimin e komunës.

Sipas këtij njoftimi komunës ndihmat do t'i jepen të gjithë atyre që me të vërtetë kanë nevojë.

Shtabi komunal për situata të jashtëzakonshme i komunës së Bujanocit ka miratuar masa pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuciq për shkak të gjendjes së pandemisë nga Coronavirus-COVID 19.

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration