Komuna e Bujanocit me masa lehtësuese ndaj Covid-19 (lexo me kujdes)
Lokale

Komuna e Bujanocit me masa lehtësuese ndaj Covid-19 (lexo me kujdes)

21.Aug.2020 17:11
0

Shtabi për situata të jashtëzakonshme i komunës së Bujanocit, në mbledhjen e mbajtur sot  ka sjellë konkluzion rreth masave të reja mbrojtëse nga për parandalimin e pandemisë Covid 19.

Në bazë të Raportit të Shtëpisë së shëndetit në Bujanoc mbi gjendjen epidemiologjike në territorin e komunës së Bujanocit si dhe të raportit të Drejtoratit për punë të inspeksionit mbi ekzekutimin e kontrollit ndaj respektimit të zbatimit të masave mbrojtëse nga ana e qytetarëve dhe nga të gjithë punëdhënësit në territorin e Komunës së Bujanocit, është konstatuar se situata është më stabile, nën kontroll, është ulur numri i kontrollimeve mjekësore në Ambulancën Covid dhe me këtë edhe numri i të sëmurëve, dhe se masat e ndërmarra mbrojtëse janë duke u respektuar në masë të duhur.

Duke u bazuar në këtë raport shtabi komunal për situata të jashtëzakonshme vendosë këto masa:

  1. Kufizohet orari i punës i objekteve hoteliere që nuk kanë veranda dhe i objekteve hoteliere që kanë veranda, ashtu që këto objekte nuk do të ofrojnë shërbime gastronomike në pjesën e mbyllur të objektit si dhe në pjesën e hapur të objektit (verandë) nga ora 23:00, deri në ora 06:00 të ditës vijuese,
  2. Ndalohet puna e lokaleve të bixhozit, bastoreve sportive, objekteve të lorëza të fatit, objektet/lokalet për argëtim dhe lojëra) nga ora 23.00 – 06.00.
  3. Qytetarëve iu rekomandohet që të vazhdojnë respektimin e detyrueshëm të masave të parapara që përkojnë: me mbajtjen e maskës, mbajtjen e distancës fizike dhe larjen e rregullt të duarve.

Masat nga pika 1 të këtij Konkluzioni do të aplikohen nga 22.08.2020.

Arifi: Nënshkrova pagesat afro 10 milion dinarë për studentët
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration