Komuna e Bujanocit kryen pagesat për kulturë dhe bizneset lokale
"Falë normalizimit të gjendjes financiare të komunës së Bujanocit, sot janë urdhëruar të kryhen pagesat për shoqëritë kulturore artistike në vlerë prej 2 milionë dinarë, të cilat kishin mbetur pa u paguar që nga vendimi për ndarjen e mjeteve të datës 18.06.2020", thuhet në njoftimin e komunës së Bujanocit.
Gjithashtu sipas këtij njoftimi edhe 2.860.000 dinarë janë urdhëruar të paguhen për bizneset private nga donacioni i Republikës së Kosovës të dedikuara për bizneset që ishin të prekura nga pandemia Covid 19.
Komuna e Bujanocit përmes njoftimit bënë të ditur se gjatë kësaj jave do të kryhen pagesat edhe për organizatat jo qeveritare, të cilëve deri më tani nuk iu kanë lëshuar mjetet./Titulli.com/