Komuna e Bujanocit: Angazhimi i qytetarëve ndaj vërshimeve është më se i nevojshëm
Duke parë situatën e përkeqësuar nga të reshurat e vazhdueshme atmosferike, ku si pasojë shumë vendbanime janë vërshuar nga uji i lumenjëve të cilët kanë dalë nga shtretërit e tyre, shtabi për situata të jashtëzakonshme në orët e para të mëngjesit ka mbajtur mbledhjen e saj ku ka shqyrtuar gjendjen momentale në teren.
"Me këtë rast, ka ndërmarrë masat e domosdoshme për parandalimin e fatkeqësive dhe ka angazhuar makineritë e Ndërmarrjes Publike "Komunalia", si dhe makineritë e disa ndërmarrjeve private për t'i dalë në ndihmë qytetarëve", thuhet në njoftimin e publikuar në ueb-faqen e komunës së Bujanocit në facebook.
Përkundër kësaj, angazhimi i qytetarëve është më se i nevojshëm që të evitohen dëmet.
Sipas njoftimit nga Shtabi për situata të jashtëzakonshme apelohet çdo qytetar që sipas mundësive që disponojnë të ndihmojnë në teren për parandalimin e përkeqësimit të situatës.