Komuna e Bujanocit “dështon” me transparencë, komod me qeverisjen?
Sipas raportit të organizatës “Transparentnost Srbija” që monitoron nivelin e transparencës edhe në vetqeverisjen lokale, komuna e Bujanocit ka shënuar një regresë të thellë në këtë drejtim, shkruan Titulli.com.
Përgjigjet për pyetjet e indiktaorëve janë mbledhur duke shikuar prezantimet zyrtare në internet të komunave dhe formave tjera të metodoligjisë dhe në këtë rastë të dhënat e prezantuara në uebfaqen e komunës janë të pakta dhe rrallë të azhuruara.
Sipas Indeksit të Transparencës Lokale LTI 21 komuna e Bujanocit krahasuar në nivelin sa ishte në vitin 2017 nga vendi 10 tani është renditur në vendin 144 që tregon se ka një ulje drastike të transparencës.
Indeksi i Transparencës Lokale LTI 21 është një studim, vlerësim dhe renditje e 145 njësive të vetëqeverisjes lokale dhe 25 komuna të qytetit në Serbi, zbatuar nga organizata “Transparentnost Srbija” e mbështetur nga USAID dhe ky është viti i pestë (i treti me radhë) në të cilin TS po kryen këtë hulumtim.
Komuna e Bujanocit pas formimit të shumicës shqiptare ne vitn 2020 brenda kuvendit komunal ka krijuar një komoditet qeverisës dhe nga rezultatet e treguar duket se nuk e ka prioritet transparencën ndaj qytetarëve.
Raportin e plotë të organizatës “Transparentnost Srbija” lexoni këtu:
Tekst i publikuar në kudër të projektit “Transparenca komunale përmes uebfaqes” i mbështetur nga buxheti i komunës së Bujanocit
Lexo edhe: Salihi: Transparencë e bobët komunale nga viti 2015, punojmë për avancim