Kompania nga Presheva fillon fabrikën e vajit "Floil" në Kosovë
Kompania "Fluidi" nga Presheva është zotuar që ta ndihmojë ekonominë e Kosovës dhe tani filloi me ndërtimin e fabrikës së parë të llojit të vet në vend."Për t’u siguruar që suksesi i FLOIL do të thotë sukses edhe për Kosovën, është punësuar një ekip i madh njerëzish me përvojë të cilët duke përdor teknologjinë më të sofistikuar patjetër se do të shënojnë historinë e kësaj fabrike", thonë përfaqësuesit e kësaj kompanie.
Sipas tyre vendit tonë i nevojitet të përforcojë sektorin ekonomik dhe kjo më së miri arrihet duke i dhënë hapësirë dhe mbështetje prodhimeve vendore.
Fabrika “FLOIL” është befasia e radhës nga Fluidi.