Hasani pyet Qeverinë për emërimin e organit të përkohshëm në Preshevë
Lokale

Hasani pyet Qeverinë për emërimin e organit të përkohshëm në Preshevë

06.Oct.2017 18:52
0
Deputeti i vetëm shqiptar nga radhët e PVD-së, në seancën e Kuvendit të Serbisë mbajtur më 26 shtatorë, ne pjesën e rezervuar për pyetjet e deputetëve, gjatë fjalimit të tij paraqiti atmosferën e krijuar në Komunën e Preshevës me rastin e emërtimit të organit të përkohshëm nga Qeveria e Serbisë me vendimin e 14 shtatorit.

Duke folur për atmosferën e krijuar si pasojë e vendimit diskriminues të Qeverisë, pakënaqësitë dhe margjinalizimin e votuesve të komunës së Preshevës, deputeti Hasani kërkoj nga Qeveria e Republikës së Serbisë të sqaroj motivin e marrjes së vendimit të datës 14 shtator e që është në kundërshtim me ligjin mbi pushtetin lokal, aktet dhe dispozitat për një vendim të tillë si dhe përvojat e deritanishme në situata të njëjta.

Me këtë rast pasi shpjegoi problematikën e dhënies së pushtetit absolut partisë Alternativa për Ndryshim dhe margjinalizimin e 71.1% të këshilltarëve të Kuvendit të shkarkuar të Preshevës, përqindje të cilën e përbëjnë 4 partitë e tjera shqiptare, deputeti shqiptar Fatmir Hasani pyeti edhe kryetaren e Kuvendit të Serbisë se a do të respektoj afatet ligjore për caktimin e zgjedhjeve të parakohshme në komunën e Preshevës.

Është e rëndësishme të ceket se z.Hasani parashtroi pyetjet në këtë seancë pasi që nga ana e Qeverisë dhe Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, nuk ka pranuar asnjë përgjigje në shkresat zyrtare të dërguara drejt tyre dhe institucioneve përgjegjëse për krijimin e kësaj situate të disfavorshme për shqiptarët e Preshevës, vendim i cili po cilësohen i njëjtë me vendimet e kohës së regjimit të Millosheviqit.

 

Ky është vazhdim fjalimi i plotë i deputetit Hasani:

E nderuara Kryetare, zonja dhe zotërinj deputet, pyetjen paraqes Qeverisë së Republikës së Serbisë.

Në bazë të Nenit 86, pikës 6, Ligjit mbi vetë-administrimin lokal është e përcaktuar se Qeveria bie vendim të veçantë për emrimin e kryetarit dhe anëtarëve të organit të përkohshëm, duke pasur parasysh strukturën politike dhe etnike të Kuvendit të shpërndarë të njësisë të vetadministrimit lokal.

Në rastin e komunës së Preshevës, për të cilën Qeveria ka marrë vendimin për të shpërndarë Kuvendin Komunal për shkak të mos realizimit të asnjë seance brenda periudhës 3 mujore, nuk është respektuar ligji për të cilin fola.

Në bazë të rezultateve të dala nga zgjedhjet e kaluara, Kuvendi i Komunës së Preshevës ka pasur përbërjen si në vijim: Partia Demokratike Shqiptare 14 mandate, Alternativa për Ndryshim 11 mandate, Partia për Veprim Demokratik 10 mandate, Bashkimi Demokratik i Shqiptarëve 2 mandate dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve 1 mandat.

Mirëpo, në vendimin e Qeverisë për organin e përkohshëm, partisë Alternativa për Ndryshmi e cila kishte vetëm 11 këshilltarë nga 38, ose thënë më mirë 28.9% i është besuar kryetari dhe një anëtar i këtij organi. Më pas një anëtar i organit të përkohshëm është emëruar nga SNS - Partia Përparimtare Serbe, e cila nuk ka pasur asnjë këshilltar në Kuvendin e shpërndarë të Preshevës, derisa dy anëtarët e mbetur të këtij organi i kanë takuar katër partive të tjera të cilat kanë përfaqësuar shqiptarët e Preshevës e të cilat kanë pasur 27 këshilltarë apo 71.1% të përbërjes së Kuvendit të shpërndarë.

Në këtë vendim shihet qartë që është margjinalizuar shumica absolute e votuesve të Komunës së Preshevës, derisa i është dhënë një monopol i madh një partie, në këtë rast Alternativës për Ndryshim të Shqiprim Arifit. Gjithashtu e rëndësisë të veçantë është se për kryetar të organit të përkohshëm nuk është emëruar Kryetarja e deritanishme në komunën e Preshevës, z.Ardita Sinani, sikurse është praktika e Qeverisë në këso situata nëpër komunat e tjera të Serbisë.

Për shkak se ky vendim ka krijuar pakënaqësi të madhe tek votuesit në Preshevë, dua të pyes Qeverinë se cili ka qenë motivi politik në rastin e marrjes së këtij vendimi pasi që nuk është respektuar norma ligjore dhe përvoja e deritanishme.

Pyetja ime e dytë i parashtrohet Kryetares së Parlamentit: A do të respektojë afatet ligjore me rastin e shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme në komunën e Preshevës ?

Faleminderit.

Rexhepi: Qeverisja e kaluar shkaktoi dëme rreth 8 milion dinarë buxhetit të komunës
Kompania nga Presheva fillon fabrikën e vajit "Floil" në Kosovë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration