Kompania "Bici" dorëzon donacionin ndërmarrjes "Komunalia" një kamion
Kompania private vendore "BICI" në Bujanoc sot i ka dhuruar donacionin Ndërmarrjes Publike "Komunalia" një kamion për grumbullimin e mbeturinave.
Ky donacion do të shërbejë për nevojat e kësaj ndërmarrje në shërbim të popullatës, thuhet në njoftimin e publikuar në Facebook.
Drejtori i Ndërmarrjes Publike, Ruzhdi Halili e ka falënderuar Kompaninë "BICI" duke uruar për punën e tyre.