Komiteti i Helsinkit dënon idenë serbe për bllokimin e shqiptarëve të Luginës
Komiteti i Helsinkit për të drejtat e Njeriut në Serbi, ka shprehur shqetësimin për gjuhën toksike që po e përdorë Serbia zyrtare.
Komiteti posaçërisht ka tërhequr vëmendjen mbi kërcënimin e të cilin e ka dërguar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke theksuar se “Ekziston ideja për t’ju ‘prerë rrugën’ shqiptarëve dhe që “Ekziston ideja e madhe që të mbyllet Konçuli dhe të lirohen të kalojnë vetëm serbët, që të mos ketë kontakte mes shqiptarëve të Bujanocit dhe Medvegjës me shqiptarët e Kosovës”.
Vuçiq kishte thënë se nuk është për këtë ide, pasi i bën keq shqiptarëve.
“Deklaratat e tilla ndikojnë në shqetësimin e njerëzve dhe krijimin e psikozës së luftës në jug të Serbisë, posaçërisht tek komuniteti shqiptar në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë. Forma e tillë e diskriminimit çdo here fillon përmes fjalimeve të tilla”, thuhet në njoftimin e publikuar nga Komiteti i Helsinkit në Serbi./Titulli.com/