Komisioni Komunal Zgjedhor në Preshevë dhe përgatitjet për zgjedhjet e 24 prillit (video)
Lokale

Komisioni Komunal Zgjedhor në Preshevë dhe përgatitjet për zgjedhjet e 24 prillit (video)

02.Apr.2016 20:24
0
Zgjedhjet lokale dhe parlamentare të cilat do të mbahen më 24 prill në Serbi, kanë mobilizuar edhe partitë politike që tubojnë shqiptarët në Luginën e Preshevës.

Një interesim më i theksuar, duket të jetë për zgjedhjet lokale, ndërkohë që deri më tani vetëm një subjekt politik ka konfirmuar pjesëmarrjen në zgjedhjet parlamentare.

Zeqirja Miftari, kryetar i Komisioni Komunal Zgjedhor në Preshevë ka thënë se deri më tani janë paraqitur 7 lista zgjedhore.

Në Bujanoc, në KKZ janë dorëzuar nëntë listat zgjedhore, prej tyre tri lista të partive shqiptare, një grupim i qytetarëve shqiptarë, katër lista zgjedhore serbe dhe një listë e partive serbe.

Sipas përfaqësuesve të KKZ-vë në dy komunat, të gjitha listat iu kanë përmbajtur rregullave ligjore.

Afati përfundimtarë i dorëzimit të listave është tetë prilli, ndërkohë zgjedhjet do të mbahen më 24 prill. Subjektet politike tashmë kanë filluar fushatën paraelektorale, duke mbajt tubimet e tyre nëpër vendbanimet e Luginës./Titulli.com/

Lirohet nga burgu Qëndrim Rexhaj, njëri nga të dënuarit e grupit të Dobrosinit "Lëvizja e Lirë"
Bujanoc: Republikanët dorëzuan Listën në Komisionin Komunal Zgjedhor
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration