Komisioni Evropian në raportin e progresit të Serbisë liston të drejtat shqiptare në Luginë të Preshevës (raporti zyrtar)
Raporti i progresit për Serbinë nga Komisioni Evropian ka vlerësuar edhe gjendjen e pakicave në këtë shtet.
Sipas këtij raporti të komentuar edhe nga kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, i vshtë kurshtuar vëmendje të posaçme pozitës së shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe përfshirë në këtë raport një sërë çështjesh të cilat Këshilli Kombëtar Shqiptar i ka ngritur vazhdimisht në takimet e me zyrtar ndërkombëtar.
"Raporti ka listuar shkeljet serioze sa I përket jetësimit të të drejtave fundamentale të njeriut, trajtimit të drejtave të pakicave kombëtare, pasivizimit të adresave, gjuhës së urrejtjes nga zyrtarët e lartë,nevojën që të vazhdohet procesi i sigurimit të teksteve mësimore në gjuhën shqipe, mungesën e demokracisë gjithëpërfshirëse, lirinë e shprehjes dhe përfshirjen e shqiptarëve në institucione", ka shkruar mes tjerash Ragmi Mustafi, kryetar i Kvshillit Kombëtar Shqiptar.
Raporti i plotë në gjuhën angleze: Serbia Report 2021