Koment: Terrorizohet rruga e Kosovës nga shoferët e pandërgjegjshëm? Foto ilustrim: Hyrja në qytetin e Bujanocit
Lokale

Koment: Terrorizohet rruga e Kosovës nga shoferët e pandërgjegjshëm?

25.Sep.2022 20:32
0

Muajve dhe viteve të fundit siguria në trafik në rrugën e Kosovës në qytetin e Bujanocit ka pësuar rënie të përmasave dramatike.  Bëhet fjalë për një rrugë mjaft të frekuentuar gjatë 24 orëve. Që në hyrje të rrugës aty ku rruga të shpie në Tërnoc të Madh e deri në fund të rrugës respektivisht të varrezat e qytetit, shpejtësia maksimale është 40 por në pjesën më të madhe të rrugës 30 km në orë, duke përfshirë dy kahet edhe hyrjen nga Tërnoci në qytet. Përveç shpejtësisë së kufizuar, rruga pjesën më të madhe është e shënuar edhe me zebra për t’ia bë me dije shoferëve se duhet dhënë përparësi këmbësorëve.   

Përkundër sinjalistikës së duhur, shpejtësisë maksimale dhe zebrave,  disa shoferë që lënë përshtypjen e personave me çrregullime psikike as që çajnë kokën për të, duke rrezikuar jetën e banorëve, por edhe kalimtarëve të rastit të gjithë grupmoshave. Shpejtësia tejkalohet nga shoferët e dy gjinive dhe të gjitha moshave, madje disa nga ta nuk shikojnë aspak rrugën por telefonat,  duke ndjek me siguri rrjetet sociale apo ndoshta bëjnë transmetim live të vozitjeve të çoroditura. Shpesh gjatë ditës nëse shoferi i parë vozit me kujdes, i dyti pas futet në tejkalim, kurse pas të dytit futet edhe i treti në tejkalim të dytit dhe krijohen skena të zhurmshme tmerri si në vozitjen e Formula 1, dhe vetëm falë fatit shpëtojnë këmbësoret të cilët edhe ashtu duhet të ecin rrugës pasi që trotuaret janë të zënë me vetura. 

Me të rënë muzgu i parë e deri në orët e vona të mbrëmjes gjendja shkon duke u acaruar edhe më shumë, edhe pse prapë në këtë kohë ka këmbësorë të shumtë. Në skenë dalin shoferët  e llojit kamikazë që  këtë rrugë e gjejnë si ma të përshtatshme të  provojnë veturat e tyre, se a po ngre ma shumë me të katërtën a të pestën, duke e ngatërruar shpejtësinë e lejuar maksimale 30 me 130 km në orë. Rruga e Kosovës për vite të tëra ka një histori  të begatshme me shofer kamikazë të cilët shpesh edhe gjatë ditës kanë ditur ti futen njerëzve në dyqane apo në shtëpi nga shpejtësia e pakontrolluar. Një kamikazë të tillë e patëm edhe nga mesi i kësaj vere kur një qytetari ju dëmtua rënd shtëpia e që për fat të mirë kaloi pa pasoja në njerëz. 

Që të mos ndodhë  ndonjë e keqe e madhe është mirë që nëse Komuna ka autorizime, të marr  vendim që në këtë rrugë të vendosin së paku edhe dy pengesa fizike, që të shpëtohen jetët e banorëve, këmbësorëve dhe kalimtarëve të rastit. Për të larguar këtë dukuri të shëmtuar shoqërore dhe për të parandaluar të keqën, mund të kontribuoj edhe  policia e trafikut  me pranin e saj më të shpeshtë në këtë rrugë, e cila ka kompetenca në mbajtjen e sigurisë publike, e në këtë rast shoferëve të pandërgjegjshëm ti jep dënimet e merituara. 

Komenti i shkruar nga Fadil Isufi-banorë i lagjes në rrugën e Kosovës-Bujanoc

 

Delegacion nga Berni i Zvicrës vizitojnë komunën e Bujanocit
Eurodeputeti Mandl: Putini përmes lajmeve të rreme po përpiqet të shkaktojë përçarje, sidomos në Ballkanin Perëndimor
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration