Koment: Pse po sulmon median shqipe “Pretendenti” nga Këshilli Kombëtar Shqiptar
Redaksia Portalit Informativ Titulli.com, e cila në mënyrë aktive përmes projekteve ndihmon në zhvillimin e demokracisë lokale dhe ndikon në avancimin e pozitës shqiptare vazhdon të thumbohet nga zyrtarë institucional që pretendojnë së përfaqësojnë “suksesshëm” Këshillin Kombëtar Shqiptar.
Ragmi Mustafi nga Këshilli Kombëtar Shqiptar, në vazhdim redaksia i referohet “Pretendenti” përmes një fushate virtuale direkt dhe indirekt sulmon redaksinë tonë duke etiketuar në forma më të vrazhda.
“Pretendenti” duhet të ketë parasysh faktin se ka marrë besim të pjesësshëm nga shqiptarët në zgjedhjet e tetorit 2018 për Këshillin Kombëtar Shqiptar (nga i cili merrë një pagë afro 100 mije dianrë) për të punuar në përmirësimin e të drejtave të shqiptarëve në komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë e jo për të sulmuar median shqipe e cila si shumë të tjera lokale përballet me “vështirësi” të funksionimit.
Redaksia e Titulli.com nuk do merret asnjëherë me personalen e asnjë zyrtari lokal e aq më pak përfaqësuesi shqiptar në këto rrethana të mjegullta politike por do të jetë një media që promovon fjalën e lirë, gazetari objektive kritike të bazuar në fakte dhe interesin publik.
“Pretendenti” në mungesë të fakteve për punën e tij në fusha të caktuara të KKSH-së vazhdon të promovojë përveç tjerash edhe informacione me përmbajtje të imponuar që bëjnë pjesë në llojin e dezinformatave.
Duhet këshilluar dikush në KKSH “Pretendetin” që mos të shpenzojë kohë duke u marrë me shqiptarët por të punojë për të mirën e shqiptarëve sepse veprimet e tij në raport me redaksinë e Titulli.com do ta nxjerrin një humbës në tavolinë. Andaj STOP etiketimeve…
Pas veprimeve të këtilla për “etiketimin” e një mediumi shqip të caktuar ndoshta mundë të fshihet edhe tendenca e perzencës në opinion publik për të testuar përkahjen që ka brenda subjektit të tij politik ndoshta për pretendimet e tij të “çuditshme” në zgjedhjet e ardhshme lokale në komunën e Bujanocit.
Gjithashtu është mirë që “Pretendenti” të mos frymëzohet nga kuzhinat e disave “fundërrinave” të shoqërisë që përmes postimeve dhe komenteve në facebook shpërndajnë gjuhë të urrejtjes, fyejnë pa bazë çdokend sepse janë mësuar tradicionalisht vetëm në këtë formë të sigurojnë mbijetesën financiare.
Redaksia e Titulli.com përmes këtij komenti shpreh qëndrimin e palëkundur se pavarësisht formave të ndryshme të presionit të ardhur nga “Pretendenti” e kushdo tjetër do t’i përgjigjet në gjuhën më të ashpër profesionale dhe nuk do të lejojë të cenojë punën dhe lirinë e fjalës në mediumin tonë./Titulli.com/