Komedia "Jashtë bie borë", urë lidhëse e fuqishme mes Preshevës dhe Tiranës (foto&video)
Lokale

Komedia "Jashtë bie borë", urë lidhëse e fuqishme mes Preshevës dhe Tiranës (foto&video)

12.Jun.2015 10:51
0
Komedia "Jashte bie bore", e vënë në skenë nga teatri i Preshevës u shfaq për herë të parë në skenën e Teatrit Kombëtar në Tiranë.

Artdashësit kryeqytetas mirëpritën intepretimin e aktorëve nga Presheva, të cilët u shprehën se kjo shfaqje mund të shërbejë si një urë lidhëse më e fuqishme në aspektin kulturor.

Në shfaqjen me regji të Musa Isufit, autor Vincezo Saleme, skenografia: Xhemal Hasani, kostumografia Valon Arifi, muzika: Burim Emini, Formulimi muzikor Artan Ibishi interpretuan aktorët: Gani Veseli, në rolin e Cico, Ismail Kasumi në rolin e Enzo, Gjelbërim Emini në rolin e Stefano, Artan Ibishi në në rolin e Avokatit.

Sipas regjisorit Isufi, shfaqja përcjell mesazhin e bashkimit të dy individëve, dy vëllezërve, familjes por edhe të qyteteve, shteteve dhe ideve.

“Jashtë bie dëborë” është një pjesë komike që bën fjalë për bashkëjetesën e detyruar të tre vëllezërve: Cico, Enzo, Stefano, protagonisti Cico, është një i sëmurë mendor. Një vëzhgues sipërfaqësor mund të mendojë se Cico është një budalla i shkretë: i paaftë për veten e tij, plotësisht i ndarë nga realiteti, përkundrazi ai është një vëzhgues i mprehtë i realitetit që e rrethon, një zgjidhës gjenial i situatave të vështira, një person tallës i retorikës dhe i hipokrizisë njerëzore, pra një hero i ndryshëm. Janë situatat që rrjedhin nga sjellja e ndryshme, që bëjnë për të qeshur spektatorin. Të bën për të qeshur tallja e njerëzve normalë, që vë në siklet kur i dobëti ngre ndjenjat e fajit të normalëve.

Në komedi nuk mungon një shije e thellë e hidhur, që në teatër i ka lënë spektatorit një shije të hidhur. Veçoria e kësaj komedie qëndron tek personazhi Cicos, si dhe tek dy vëllezërit e tjerë që mundohen ta çojnë Cicon në spital psikiatrik dhe pastaj të ndajnë pasurinë që ua ka lënë nëna e ndjerë si trashëgimi.

Në qoftë se do të kërkojë një vepër të mirë që flet për fenomenin modern që po përparon me të madhe në realitetin shqiptar të ditëve të sotme, nuk mund të gjendet komedi më e mirë./atsh/

Gjuha shqipe sfidon institucionet në Luginë (Video)
Ragmi Mustafa merr pjesë në konferencën e përhershme të komunave dhe qyteteve
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration