Kolonë në Konçul (Foto)
Lokale

Kolonë në Konçul (Foto)

19.Dec.2014 15:18
0
Tani kur po afrohet Viti i Ri dhe pushimet e bashkatdhetarëve nga vendet e Evropës Perëndimore, kanë filluar të shtohen edhe pritjet në pikat kufitare mes Serbisë dhe Kosovës.

Në vendkalimin Konçul – Dheu i Bardh kanë filluar të shtohen makinat që vijnë kryesisht nga Zvicra dhe për destinacion final kanë qytetet e Kosovës.

Qytetarët që kanë shfrytëzuar të premten këtë vendkalim, kanë njoftuar në redaksinë e portalit informativ Titulli.com, se pritjet janë përreth një orë.

Fluksi i bashkatdhetarëve të cilët vijnë për pushime në Kosovë pritet të intensifikohet ditëve në vijim, e me këtë edhe pritjet do të zgjaten për të hyrë nga Serbia në Kosovë./Titulli.com/

Lugina e Preshevës kërkon ndihmën e Kuvendit të Kosovës
Bujanoc: Vendimi politik dhe mediumi publik!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration