Kolonat vazhdojnë në Konçul
Lokale

Kolonat vazhdojnë në Konçul

21.Dec.2013 16:17
0
Pikë kalimi kufitar Konçul-Dheu i bardhë që lidhë Serbinë me Kosovën po vazhdon të jetë i ngarkuar si pasojë e ardhjes së bashkatdhetarëve nga vendet perëndimore për pushime në Kosovë gjatë festave të fundvitit. Edhe sot kolonat kanë vazhduar të jenë të gjata, ndërsa pritjet në këtë mot të ftohtë janë rreth dy orë. Në këtë pikë kalimi që punohet me një korsi për të hyrë në Kosovë dhe një për të lëshuar ate, pritjet po shkaktohen sidomos me pajisjen e sigurimit për vetura nga ana e palës kosovare, e që duhet ta ketë çdo makinë me targa të huaja që hynë në territorin e Kosovës. [caption id="attachment_100381" align="aligncenter" width="640"]Kolonat në pikëkalimin Konçul-Dheu i Bardhë gjatë ditës së shtunë Kolonat në pikëkalimin Konçul-Dheu i Bardhë gjatë ditës së shtunë[/caption] Edhe pse komuna e Bujanocit tashmë ka edhe dy pika kalimi me Kosovën, atë në Dobrosin dhe tani në Breznicë, mërgimtarët për shkak të pajisjes me policë sigurimi janë të detyruar që me veturat e tyre të kalojnë përmes Konçulit, raporton Titulli. Ndërsa, të gjitha veturat, qofshin nga vendet perëndimore apo ato nga vendbanimet e Luginës, që janë të pajisura me sigurimin kosovar, mund t’i shfrytëzojnë këto pika kalimi duke i ikur pritjeve të gjata që tashmë dy ditë po regjistrohen në Konçul./Titulli.com/
Lugina kërkon vende të rezervuara
Lugina me doktorë në fushën e kontabilitetit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration