Kolona në të dy anët e kufirit (Foto)
Lokale

Kolona në të dy anët e kufirit (Foto)

25.Jul.2015 19:41
0
Qytetarët që të shtunën kanë marrë rrugën për në Kosovë apo Serbi, përmes pikëkalimit Konçul "“ Dheu i Bardhë, është dashtë të përballen me pritje.

Sipas informacioneve që portali informativ Titulli.com ka marrë në këtë vendkalim, pritjet e qytetarëve që kishin marrë rrugën për në vendlindje në Kosovë, apo Luginë, pritjet shkonin nga 45 minuta deri në një orë.

Policët në anën e Kosovës merreshin me organizimin e kolonës, përderisa në anën e Serbisë nuk vërehej një organizim i tillë.

Apeli i zyrtarëve për këto ditë kur kemi rritje të fluksit të makinave të bashkatdhetarëve që vijnë për vizitë në vendlindje, është që vendasit, sidomos shoferët nga Lugina që kanë polisën e sigurimit të Kosovës, ti shfrytëzojnë vendkalimet alternative për të udhëtuar drejt vendit fqinj, për të shkurtuar kolonat në vendkalimin Konçul-Dheu i Bardhë. /Titulli.com/

AN: Jemi të privuar nga liria e të shprehurit dhe lëvizja e lirë (Foto)
Raincë, mbytet në pishinë 12 vjeçari nga Letovica
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration