“Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës” në Bujanoc dhe Preshevë mori 8433 vota, pritet 1 deputet (dokument)
Sipas rezultateve preliminare nga komisioni komunal zgjedhor në Bujanoc dhe Preshevë, lista “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës” në këto dy komuna ka marrë ka marrë 8433 vota, shkruan Titulli.com.
Për këtë listë mungojnë votat nga komuna e Medvegjës ndërsa në Bujanoc morën 6001 vota ndërsa në komunën e Preshevës 2442 vota.
Sipas të dhënave të Qendrës për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSID) lista “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës” ka marrë rreth 0.03 % të votave të përgjithshme në Serbi.
CESID ka prezantuar “Lista e Shqiptarëve të Luginës” me një ulëse në parlamentin e Serbisë ndërsa këto nuk janë rezultate zyrtare dhe mundë të ndryshojnë deri në fund të numërimit të votave.
Më poshtë keni rezultatin preliminarë në komunën e Bujanocit të të gjitha listave zgjedhore pjesëmarrëse ne zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 3 prill./Titulli.com/