Koalicionet e pakoordinuara dhe demagogjia e tepruar dhe vjetruar në Luginë (video)
Do të ishte me siguri qëndrim me vend brenga e Edmond Isufit për "rininë nëpër kafiqe" e shprehur në një emision televiziv, po që se përballë tij nuk do të gjendej Arbër Pajaziti (pronar nën hije i një kafiterie në Sheshin Karagjorgje të Bujanocit) e në të njëjtën kohë bartës i listës në të cilin gjendet edhe Edmondi.Se koalicionet e formuara, nga partitë deri dje bojkotuese, për pjesëmarrje në zgjedhjet e 26 Tetorit janë të ndërtuara pa parime dhe ideologji të vjetruar tanimë po shihet. Aq më tepër, demagogjia e një fushate mashtruese po shihet edhe në atë ta quajmë “koalicionet e koalicioneve” (PDSH,LPD,PD,BDL,RD) të cilat nuk po kanë koordinim në mes veti. Sindrom ky që më së qarti u pa në vetëm dy emisionet e realizuara në RTV Aldi.
Demagogjia e tepruar dhe e vjetruar si duket është i vetmi parim mbi të cilën po ndërtohen koalicionet e bojkotuesve të deridjeshëm e që si rezultat, për momentin, japin vetëm gjysmë kandidaturën e Jonuz Muslit për kryetarë të KNSH-së. Të cilit, siç duket I mjafton që qoftë edhe sa për sy e faqe ta quajnë kryetarë.
Pikërisht po e përmendim gjysmë kandidaturën e z. Musliu, sepse ishte Skender Destani në fillim i cili mohoi të ketë marrëveshje rreth kryetarit të KNSH-së, duke shtuar se “shumica e re do ta propozojë kandidatin për kryetar”, dhe se “për z. Musliun nuk është folur në takim” (edhe pse në marrëveshjen e nënshkruar, të publikuar në presheva.com, në pikën e katër kjo përmendet). Më vonë edhe funksionar tjerë të bllokut PD-BDL, për arsye të paqarta, ose nuk janë përgjigjur direkt në pyetjen rreth kandidatit ose janë munduar që t’i ikin pyetjeve të tilla.
Në të njëjtën kohë, në emisionin e pare, por, edhe të dytin, të realizuar në RTV Aldi, duke i parë dhe dëgjuar qëndrimet e llojit të lartpërmendur, nënkryetari i PDSH-së, z. Shukri Ymeri me ngulm mbrojti qëndrimin e tij se të dy blloqet e formuara (PDSH-DR-LPD dhe PD-BDL) “kanë marrëveshje të firmosur në të cilën thuhet se po që se këto parti marrin shumicën, përkrahjen për kryetar të KNSH-së do ta merr Jonuz Musliu”.
Përveç mos koordinimit rreth kandidatit të përbashkët, “koalicionet e koalicioneve” nuk po pajtohen edhe në qëndrimet e tyre rreth funksionimit të deritanishëm të Këshillit Nacional, rreth hapësirave mediale që i u është dhënë kryetarit të KNSH-së në mediumet publike (RTV Presheva dhe RTV Bujanoci), rreth mënyrës së sigurimit të teksteve për nxënësit shqiptarë në të ardhmen, respektimit apo jo të ligjit nga pushtet lokale në rastin e drejtorëve të shkollave, etj.
Dëshmi për këto dukuri janë emisionet e realizuara në RTV Aldi.
Momentet të cilat bëjnë përshtypje dhe të cilat tregojnë shenja të forta të mos koordinimit midis bashke ideatorëve u shfaqen në emisionin e dytë.
Përderisa zgjidhjen e çështjes së librave përfaqësuesi PDSH-së e solli si çështje të thjesht dhe të kryer (na japin donacionin ministrit e arsimit të Shqipërisë dhe Kosovës), përfaqësuesi i PD-BDL duke ndërhyrë shpjegoi se procedura e teksteve është shumë e ndërlikuar se sa po mendojnë “aleatët” e tij.
Demagogjia, dukuri kjo traditë e të dy blloqeve, si duket po e arrin kulminacionin.
Fjalimi i Nagip Arifit në Bujanoc se “këtë flamur nuk munden ta përdhosin as në Beograd”, duke bërë me gisht nga flamuri kombëtarë, ishte kulminacioni i demagogjisë politike dhe nënçmimit të inteligjencës të popullatës. Në radhë të parë, flamurin nuk mund ta mbrojë ai i cili nën ombrellën e tij qeverisëse ruan të gjithë konglomeratin e politikave serbe në Bujanoc (SNS, SPS, Apostoli Petar I Pavle etj”.
Demagogji tjetër, ndonëse edhe pak qesharake, ishte edhe fjalimi i Edmond Isufit (Ish kryetarit të OVL-së i cili në rrethana të çuditshme atëkohë dha dorëheqje nga OVL dhe iu bashkëngjit Nagip Arifit) duke thënë se KNSH nuk ka bërë asgjë për rininë e këtij vendi dhe se të rinjtë po bredhin kafiterive të Bujanocit. Isufi I cili kishte lënë OVL-në për “shkak të përçarjeve”, shkon e radhitet vet në njërën anë përçarëse”. Do të ishte me siguri qëndrim me vend brenga e tij për “rininë nëpër kafiqe” po që se përballë tij nuk do të gjendej Arbër Pajaziti (pronar nën hije i një kafiterie në Sheshin karagjorgje të Bujanocit) e në të njëjtën kohë bartës I listës në të cilin gjendet edhe Edmondi.
Qershia mbi tortë arrin kur me vëmendje e lexon marrëveshjen e Koalicionit të koalicionistëve, në të cilën thuhet se “Kanë qëndrim të palëkundur rreth flamurit” pa treguar se cili është ai qëndrim.
Në vend të demagogjive të tilla, Nagip Arifi dhe Edmond Isufat e tij, do të duhej fillimisht, në mbledhjen e parë të kryesisë së partisë së tyre, t’i tregojnë bartësit të listës Arbër Pajazitit, se Partia Demokratike nuk është formuar më 2 Korrik të vitit 2012, por me 2 Korrik të vitit 2011. (Pajaziti dy herë në RTV Aldi ka thënë që PD-ja është formuar në vitin 2012).
Ndoshta janë ngatërruar me datat për shkak të Planit të madh me të cilin dojnë t’i mësojnë shqiptarët me mbjellë qershia edhe me mbledhë “puçurka”.
Me gjasë asgjë nga 2 mijë vende pune, asgjë nga fabrika e Dobrosinit.
Forumi Rinor i PVD-së
Program Parazgjedhor