Klubi i futbollit "Lugina" mes dilemës të luaj në Serbi apo Kosovë (video) Foto e marrë nga faqja- facebook e K.F. "Lugina"
Lokale

Klubi i futbollit "Lugina" mes dilemës të luaj në Serbi apo Kosovë (video)

04.Oct.2016 21:58
0
Të rinjtë e Luginës së Preshevës, përkundër vullnetit për tu marrë me sport, shpesh janë peng i mjeteve materiale. Problem më vete paraqet edhe federata ku të vazhdojnë me garat, në Serbi apo në Kosovë, janë pak klube që janë të regjistruara në Serbi, ndërkohë është e pamundur që ata të garojnë në Kosovë.

Klubi i futbollit “Lugina” tash e dy vite po vepron në kuar të federatës së Serbisë, por kushtet materiale në këtë klub janë jo të mira.

Po bëjnë përgatitjet e zakonshme taktike dhe fizike, ëndrra e secilit lojtarë është që një ditë të arrijnë të jenë pjesë e ndonjë ekipi me renome ndërkombëtare, shkruan Titulli.com.

K.F “Lugina” ka dy vite që është themeluar dhe është i regjistruar në Federatën e Futbollit të Serbisë, në pamundësi që të garojë në Federatën e Kosovës, “Lugina” vazhdon me ekipin e seniorëve në rrethin e Pçinjit, ku ka dëshmuar mjaftë suksese.

Përkudër kërkesave drejtuar pushtetit lokal, KF”Lugina” nuk është ndihmuar, ka thënë Nagip Jakupi, trajner i licencuar nga UEF-a C

Janë rreth 60 anëtarë të klubit të cilët me vullnetin më të madh i ndjekin ushtrimet dhe se futbollistët  janë mjaftë të kënaqur me ekipin e tyre, ata kanë edhe një porosi për rininë e këtushme.

Deri më tani në Luginë kanë ekzistuar disa klube të futbollit, po mungesa e mjeteve materiale dhe hapësirave konkrete kanë ndikuar që ato të shuhen. Përfaqësuesit e KF ”Lugina” duket të jenë mjaftë entuziast dhe kanë për synim mbajtjen në jetë të këtij klubi./B.Rexhepi/Titulli.com/

Vlerësohet Serbia për arsimin e pakicave, fakulteti në Bujanoc dhe mungesa e librave për Luginë!
Lëndohen rëndë 2 persona dhe 3 të tjerë që udhëtonin drejt Evropës nga Presheva
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration