Klubi Futbollistik “Presheva” dedikuar femrave në Luginë, gara në Serbi dhe Kosovë
Lokale

Klubi Futbollistik “Presheva” dedikuar femrave në Luginë, gara në Serbi dhe Kosovë

26.Nov.2018 09:44
0

Tre muaj më parë në Preshevë është themeluar Klubi Futbollistik “Presheva” në të cilin talentin e tyre për futboll do të paraqesin femrat e Luginës së Preshevës.

Optimizmi për sukses, sipas trajnerit Sherfi Jonuzi, ka triumfuar kundrejt mentalitetit dhe vështirësive për formimin e klubit në të cilin futboll do të luajnë femrat, shkruan Titulli.com.

Ai u shpreh se  kushtet janë jo të mira, mbështetja materiale e autoriteteve komunale dhe atyre republikane është tejet simbolike, motivi për te vazhduar duket mjaft i fuqishëm.

Medina Jonuzi, futbolliste thotë se është e lumtur që ushtron në këtë klub duke e përgatit edhe për suksese tjera.

Klubi Futbollistik “Presheva”, gjatë viti të ardhshëm në kuadër të ligës së quajtur “Liga zhvillimore” pritet që të garoj me klubet e qyteteve më të mëdha të Serbisë, ndërsa shpresohet edhe në garat e futbollit për femra edhe në Republikën e Kosovës.

KF “Presheva” është i pari në nivel të Luginës së Preshevës, në të cilin garojnë femrat./B.R/Titulli.com/

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration