KKZ në Bujanoc certifikon listën e Partisë Republikane dhe listën e Grupit të qytetarëve "“ Sali Salihu
Lokale

KKZ në Bujanoc certifikon listën e Partisë Republikane dhe listën e Grupit të qytetarëve "“ Sali Salihu

06.Apr.2016 14:29
0
Komisioni Komunal Zgjedhor në Bujanoc ka certifikuar edhe dy lista zgjedhore për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 24 prillit, raporton Titulli.com.

“Grupi i qytetarëve për Bujanocin- Sali Salihu” është certifikuar me numrin rendor 9, ndërsa lista e Partisë Republikane është shpallur nga KKZ me numrin rendor 10.

Deri më tani, kur kanë mbetur edhe dy ditë për dorëzimin e listave, KKZ në Bujanoc ka certifikuar gjithsej 10 lista zgjedhore.

 Partia Republikane, e cila për herë të parë do të marrë pjesë në zgjedhje lokale në komunën e Bujanocit ka paraqitur listën zgjedhore me 27 kandidatë për këshilltarë të Kuvendit Komunal të Bujanocit, ndërsa lista “Grupi i qytetarëve për Bujanocin- Sali Salihu” ka 14 kandidatë, njofton Titulli.com.

Ky pritet të jetë edhe numri i përgjithshëm i listave zgjedhore, prandaj qytetarët e komunës së Bujanocit do të mund të votojnë në zgjedhjet lokale për njërën prej dhjetë listave.

Prej dhjetë listave zgjedhore, shqiptarët kanë paraqitur pesë lista, serbët do të garojnë në zgjedhje lokale me katër lista ndërsa romët do të dalin me një listë./Titulli.com/ 

Kafeneja në Preshevë, ku aty gjithçka është falas (Video)
Rinia: Në qeverisjen e Preshevës nuk ka ndershmëri por korrupsion dhe degradim
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration