KKSH zgjedh kryetarët e komisioneve, reagon opozita
Lokale

KKSH zgjedh kryetarët e komisioneve, reagon opozita

25.Dec.2014 17:06
0

Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSH) ka mbajtur seancën e katërt të rregullt, në të cilën është bërë zgjedhja e kryetarëve të komisioneve.

KKSH me shumicë votash aprovoi vendimin mbi formimin e Komisionit për arsimin parashkollor, fillor dhe të mesëm dhe për kryetar zgjodhi Zejni Fejzullahun, ndërsa drejtimin e Komisionit për arsimin e lartë dhe shkencë u zgjodh Islam Jusufi.

Në këtë mbledhje të rregullt të këtij organi shtetëror, pasi u formua edhe Komisioni për kulturë, për kryetar u caktua Naim Salihu, kurse për informim dhe botime Hevzi Ramadani.

Komisionin për përdorim zyrtar të gjuhës shqipe dhe shkrimit të saj do ta udhëheqë Riza Fetahu, ndërsa Komisionin për rini dhe shoqëri civile, Muharrem Ahmeti.

Ndërkaq, në pikën e shtatë u bë propozimi i tre anëtarëve të Këshillit të Shkollës fillore “Migjeni” Muhoc, nga radhët e pushtetit lokal.

Në pikën e tetë zëvendës kryetari i KKSH-së bëri njoftimin e anëtarëve me vërejtjet në propozim ligjin mbi tekstet dhe mjetet mësimore.

Duke thënë se nuk u morën parasysh kërkesat e shtatë këshilltarëve nga radhët e opozitës, “Koalicionit për të Drejtat e Shqiptarëve”, në mënyrë demonstrative lëshoi mbledhjen.

“Në përgjigjet e marra nga kryetari dhe sekretari i Këshillit nuk u vërejt aspak gatishmëria që këto propozime dhe kërkesa konkrete të “Koalicionit për të Drejtat e Shqiptarëve” që t’i jepet përgjigje e duhur në harmoni me ligjin, statutin dhe rregulloren e Këshillit Kombëtar”, thuhet në reagimin e lëshuar pas mbledhjes.

Konkretisht, në propozimet e anëtarëve nga radha e “Koalicionit për të Drejtat e Shqiptarëve” (PVD-UDSH) u propozua që këtij koalicioni t`i lihen dy komisione, e që sipas reaguesve nuk u vërejt asnjë gatishmëri dhe aq me tepër në mënyrë mospërfillëse u injorua kjo kërkesë./Titulli.com/

QSA do të hap "Qendrën për edukim dhe arsimim" (Foto)
Erdhi "Titulli", kush i thirri?!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration