KKSH vazhdon ndarjen e librave falas për nxënësit shqiptarë në Preshevë (foto) Ndarja e librave në shkollën fillore “9 Maji” Leran- Preshevë
Lokale

KKSH vazhdon ndarjen e librave falas për nxënësit shqiptarë në Preshevë (foto)

09.Sep.2022 11:10
0

Përfaqësues të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, Enver Mehmeti, Enkel Rexhepi kanë vazhduar ndarjen e librave falas për nxënësit shqiptarë.

 “Sot ishte radha e ndarjes falas të librave shkollor për shkollën fillore “9 Maji” Leran pjesë e së cilës janë edhe paralelet në Bushtran, Geraj, Strezoc, Ashant dhe Çukarkë”, ka shkruar Ragmi Mustafi kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Ditë më parë në shkollat Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci kanë vizituar edhe disa shkolla shqipe në Bujanoc dhe Preshevë dhe kanë shpërndarë tekste shkollore për këta nxënës.

Librat falas për nxënësit e shkollave fillore me mësim në gjuhën shqipe në komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë po shpërndahen falas me ndihmën e financimit nga qeveria e Kosovës./Titulli.com/

 
 
 
 
 
 
  
 
 
 
"Shqiptarët në Gurbet", publikohet ilahi (video)
Pas takimeve me Kurtin dhe Vuçiqin, Lajçak: Procesi do të vazhdojë në ditët e ardhshme
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration