KKSH: Takimi ministror Shahini-Sharqeviq fillim i mbarë për librat shqip në Luginë të Preshevës
Lokale

KKSH: Takimi ministror Shahini-Sharqeviq fillim i mbarë për librat shqip në Luginë të Preshevës

06.May.2019 19:17
0

Këshilli Kombëtar Shqiptar lidhur me realizimin e takimit në Bujanoc mes ministers së Arsimit, Rinisë dhe Sportit të Shqipërisë Besa Shahini dhe ministrit të Arsimit, Shkencë dhe Zhvillimit të Teknologjisë së Serbisë Mlladen Sharqeviq ka vlerësuar se ky takim do të shënojë fillimin e fundit të problemit të mungesës së teksteve shkollore në gjuhën shqipe.

 “Kryetema e këtij takimi ishin sigurimi i teksteve mësimore në gjuhën shqipe për nxënësit e shkollave shqipe në Luginë të Preshevës. Ku palët u dakorduan për krijimin e një grupi të përbashkët punues në nivel ekspertësh, që do të analizonin kurikulat për cdo lëndë në të dyja shtetet. Dhe më pas të vinim në një marrëveshje për të zgjidhur problemin e teksteve mësimore në gjuhën shqipe”, thuhet në njoftimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, transmeton Titulli.com.

Gjithashtu në takim u diskutuan edhe temat tjera në përmirësimin e kushteve për arsimin shqip në Luginë të Preshevës  sidomos me kërkesë të KKSH u diskutua edhe për mundësinë e furnizimit të bibliotekave shkollore me tituj të ri në gjuhën shqipe.

KKSH ka falënderuar Ministren Besa Shahini dhe Ministrin Sharqeviq për gatishmërinë që kanë për të ndihmuar arsimin shqip në Luginë të Preshevës./Titulli.com/

Shahini: Libra edhe për bibilotekat shkollore në Luginë të Preshevës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration