KKSH nuk është faktor uniteti!
Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSH), sipas qytetarëve, nuk bashkon shqiptarët.Në sondazhin e realizuar nga portali informativ Titulli.com, qytetarët, pjesëmarrës në këtë anketim kanë zgjedhur më shumë përgjigjën “JO”, në pyetjen se: A është faktor uniteti Këshilli Kombëtar Shqiptar?
Prej 1.015 qytetarëve që kanë marrë pjesë në sondazh, 564 (55.57 %) kanë zgjedhur përgjigjen “JO”, 318 (31.33 %) përgjigjen kishin pozitive “PO”, kurse të rezervuar ishin 133 qytetarë (13.1 %) të cilët u përcaktuan për opsionin “Ndoshta”.
Sondazhi dyjavor, i hapur në prag të zgjedhjeve për Këshill Kombëtar Shqiptar, tregon se shumica e qytetarëve nuk beson se ky organ shtetëror do të mund të jetë faktorë uniteti, edhe pse për kompetencë ka të drejtat ekskluzive që janë në mbrojtje të interesave të shqiptarëve.
Në zgjedhjet për Këshillë Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës garuan 9 parti politike e organizata nga shoqëria civile.
Shtatë partitë politike në këto zgjedhje u ndanë në tri lista, ndërsa dy u formuan nga shoqëria civile. /Titulli.com/