KKSH nisë themelimin e "RTV Lugina", jep dorëheqje Zejni Fejzullahu
Lokale

KKSH nisë themelimin e "RTV Lugina", jep dorëheqje Zejni Fejzullahu

17.Mar.2015 16:21
0

Këshilli Kombëtar Shqiptar në seancën e mbajtur sot ka iniciuar themelimin e një mediumi elektronik në gjuhën shqipe. Në këtë mbledhje zëvendëskryetari Zejni Fejzullahu ka dhënë dorëheqje nga njëri funksion, prej katër që i mban në këtë institucion.

Propozim vendimi për themelimin e Radio Televizionit për emetimin e programit në gjuhën shqipe, si pikë e veçantë në këtë seancë, ka marrë pëlqimin e të gjithë anëtarëve të KKSH-së. Aprovimi i këtij propozim vendimi sipas KKSH-së parasheh formimin e “RTV Lugina” e cila selinë do ta ketë në Preshevë.

Poashtu vlen të theksohet që gjatë seancës së sotme zëvendëskryetari i deritashëm i KKSH-së, Zejni Fejzullahu ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga kjo pozitë.

Megjithë këtë dorëheqje, Fejzullahu në këtë institucion vazhdon të kryejë edhe tre detyra, atë të anëtarit të Këshillit Kombëtar, Organit Ekzekutiv si dhe kryetar i Komisionit për arsim parashkollor, fillor dhe të mesëm, raporton Titulli.com.

Në këtë seancë të tretë për këtë vit të Këshillit Kombëtar Shqiptar u bë shkarkimi i Elvere Salihut nga Organi Ekzekutiv, ndërsa në vend të saj u emërua Edmond Isufi.

Gjithashtu janë aprovuar kërkesat e shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc dhe asaj fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnoc për dhënien e mendimit për emërim drejtor shkolle të Zejni Fejzullahut, respektivisht Selami Jakupit.

Në mbledhje është aprovuar edhe plani për informim në gjuhën shqipe dhe për kulturë për vitin 2015. Veç kësaj janë dhënë edhe propozimet për anëtarë të Këshillave të shkollave “Migjeni”- Ceravajkë dhe “Abdulla Krashnica – Miratoc. /Titulli.com/

PPS në Bujanoc: Mos e prek Tomën në facebook!
Sërish dështon gjykimi ndaj Lirim Jakupit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration