Lokale
KKSH në përkrahje të aktiviteteve kulturore
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), Galip Beqiri, ka pritur sot në një takim përfaqësuesit e grupit të teatrit te rinjve nga Bujanoca.
Me këtë rast, kryetari Beqiri mysafirët i ka njoftuar me punën dhe aktivitetet e KKSH-së, sidomos në lëmin e kulturës.
Beqiri ka potencuar nevojën e zhvillimit të një jete më të bujshme kulturore në Luginë duke premtuar edhe përkrahjen e mëtejme nga institucioni me të cilin ai drejton.
“Popullata jonë ka nevojë për më shumë aktivitete kulturore, në veçanti të karakterit dramatik”, është shprehur ndër të tjera Beqiri.
Nga ana tjetër regjisorët , GaniVeseli dhe Artan Ibishi ka falënderuar KKSH-në për përkrahjen e ofruar në shfaqjen “Jo të gjithë hajdutët vijnë për të keq” të autorit Dario Fo.
Ata kanë lavdëruar edhe punën e nxënësve të shkollave të mesme të cilët me një përkushtim të madh kanë punuar në përgatitjen e kësaj komedie.
Veseli theksoi edhe domosdoshmërinë e pjesëmarrjes në ndonjë festival me qëllim të afirmimit por edhe të njohjes së këtij grupi dramaturgjikë me kolegë e artiste nga viset e ndryshme shqiptare.
Beqiri, edhe në këtë drejtim shprehi gatishmërinë e institucionit për t’u dale në ndihmë artistëve të rinj, posaçërisht me pjesëmarrjet e tyre në realizimin e shfaqjeve në Preshevë dhe Medvegjë.
Komedia “Jo te gjithë hajdutet vijne për të keq” të autorit Dario Fo do të shfaqet premiera të hënën e ardhshme me 11 shkurt në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc.
Regjisoret gjithashtu i kanë falënderuar si Këshillin Kombëtar dhe Shtëpinë e Kulturës të cilët kanë qenë mbështetës së këtij projekti.
Regjinë e kanë bërë aktorë Preshevarë GaniVeseli dhe Artan Ibishi, skenografinë NagipTaipi, kurse aktrojnë kryesisht nxënës të shkollave të mesme./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!