KKSH, mes bllokadës dhe funksionimit!
Lokale

KKSH, mes bllokadës dhe funksionimit!

07.Oct.2014 17:55
0

Shqiptarët e Luginës së Preshevës në vitin 2010 e kanë formuar këshillin e tyre kombëtar, sipas ligjit për këshillat kombëtare të pakicave kombëtare në Serbi.

Tani, kur jemi në prag të zgjedhjeve të dyta për Këshillin Kombëtar Shqiptar (KKSH) që do të mbahen më 26 tetor 2014, në prononcimet e tyre për portalin informativ Titulli, liderët politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, shpalosin qëndrimet e tyre lidhur me rëndësinë që ka ky Këshill për pakicën shqiptare në Serbi dhe cili është roli i funksionimit të tij. 

Kryetari i deritanishëm i këtij organi, Galip Beqiri, mendon se Këshilli ka luajtur rolë të rëndësishëm në nxitjen e proceseve si dhe zgjidhjen e disa problemeve në fushat në të cilat KKSH ka kompetenca.

“Këshilli Kombëtar Shqiptar është institucioni i vetëm legjitim i shqiptarëve i cili mbron të drejtat e popullatës shqiptare dhe funksioni roli që ka KKSH është mjaftë me rëndësi të madhe për pakicën shqiptare që jeton në Serbi”, thekson Galip Beqiri, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, i cili ka udhëhequr këtë institucion prej fillimit, nga vitit 2010.

Kryetari i Partisë Demokratike, Nagip Arifi mendon se po të ishte një këshill i shumicës së partive politike shqiptare ndoshta kishte me dhënë rezultate më të lakmueshme e më të  pranueshme për  shqiptarët. 

“Mendoj se në të ardhmen duhet të kemi një qasje më serioze në këtë drejtim që këto lloj  problemesh që kemi pasur deri më tani mos t’i kemi. Me një punë ndoshta në kooperim me subjektet e tjera politike shqiptare do të arrijmë deri diku të zbusim problemet në fushat ku është kompetent Këshilli Nacional. Jam optimist vetëm se duhet një  bashkëpunim i të gjitha  subjekteve politike në këtë drejtim”, shton Arifi. 

Shaip Kamberi, nënkryetar i Partisë për Veprim Demokratik – PVD, partia e cila ka udhëhequr me KKSH-në në katër vitet e kaluara, thotë se Këshilli nacional dhe funksionimi i tij paraqesin institucionin ndër më të rëndësishimin për realizimin e të drejtave të drejtave të  shqiptarëve, pavarësisht faktit se në punën e vet të deritanishme ka hasur në bllokada të shumta, qoftë nga pushtetet lokale, qoftë edhe nga ministritë përkatëse, duke tentuar ta minimizojnë.

Por megjithatë, sipas Kamberit, kompetencat që ka dhe ato që priten t’i ketë me ligjin e ri, këshilli nacional është një instrument i rëndësishëm që shqiptarët duhet shfrytëzuar në integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian për të realizuar të drejtat e tyre kolektive në fushat ku këshilli është kompetent.  Ai shton se “realizimi i këtyre të drejtave varet nga angazhimi i shqiptarëve, si në KKSH, në pushtete lokale dhe si deputetë”.  

Rëndësia e Këshillit Kombëtar Shqiptar varet prej vetë shqiptarëve, pra sa i japin rëndësi dhe sa e forcojnë shqiptarët këtë këshill, thotë Jonuz Musliu, kryetar i Lëvizjes për Progres Demokratik - LPD, parti e cila nuk ka marr pjesë në zgjedhjet e para për këshillin nacional të shqiptarëve, por që tani ka konfirmuar pjesëmarrjen në zgjedhjet e 26 tetorit.

Musliu shton se nëse shqiptarët dëshirojnë që këshilli vërtetë të jetë nacional, ata duhet të jenë unik dhe në krye të zgjedhin një person me përvojë që din të udhëheqë këtë organ, e problemet e kamotshme të shqiptarëve t’i zgjidhim edhe me aktivizimin e faktorit ndërkombëtar.

Këshilli kombëtar e përfaqëson pakicën kombëtare në fushën e arsimit, kulturës, informimit në gjuhën e pakicës kombëtare dhe në përdorimin zyrtar të gjuhës dhe alfabetit, dhe merr pjesë në procesin e vendimmarrjes ose vendos për çështjet nga këto fusha duke themeluar institucione, shoqëri ekonomike apo organizata tjera, kështu thotë neni 2 i  Ligjit për këshillat kombëtare të pakicave kombëtare në Serbi, të cilat janë edhe kompetencat kryesore të këshillit./Titulli.com/

 

Grupi qytetarë "Nagip Taipi", në mbledhje të nënshkrimeve
Ekskluzive: Marrëveshje mes partive, Jonuz Musliu kryetar i KKSH-së! (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration