Ekskluzive: Marrëveshje mes partive, Jonuz Musliu kryetar i KKSH-së! (foto)
Lokale

Ekskluzive: Marrëveshje mes partive, Jonuz Musliu kryetar i KKSH-së! (foto)

07.Oct.2014 22:06
0

Shumica e subjekteve politike shqiptare të Luginës, në orët e vona të mbrëmjes, kanë arrit marrëveshje parazgjedhore për të përkrahur liderin e Lëvizjes së Progresit Demokratik (LPD) Jonuz Musliun, drejt udhëheqjes së Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Burimet e sigurta të Titullit flasin për dakordim, që nëse këto subjekte arrijnë të marrin shumicën e anëtarëve të KKSH-së në zgjedhjet e 26 tetorit, kandidatë për kryetar të këtij organi do t’a kenë Jonuz Musliun e LPD-së, njëherit kryetar i Kuvendit Komunal në Bujanoc.

Siç flet burimi ynë, i pranishëm në mbledhjen e së martës e zhvilluar në Preshevë, LPD ka arrit marrëveshje me Partinë Demokratike Shqiptare (PDSH) si dhe Rilindjen Demokratike (RD).

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe përfaqësuesit e Partisë Demokratike (PD) si dhe të Bashkimit Demokratik të Luginës (BDL), subjekte këto të cilat kanë arrit marrëveshje mes vete.

Të pesë këto subjekte politike shqiptare që veprojnë në komunat Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, paraprakisht janë dakorduar që në rast të fitimit të votave të nevojshme, për mandatin e ardhshëm katër vjeçar,  për të marrë timonin e KKSH-së të përkrahet Jonuz Musliu.

Marrëveshja u përmbyll me nënshkrimin e dokumentit me detaje nga kryetarët e partive politike, pjesë të këtij "koalicioni". /Titulli.com/

 

****************************************************************************************************************************************************************************

MARRËVESHJE MES PARTIVE POLITIKE 

1.Partitë politike të lartëpërmendura do të marrin pjesë për zgjedhjet e Këshillit Nacional me dy (2) lista zgjedhore; 

2.Lista zgjedhore: “Koalicioni i Shqiptarëve të Bashkuar”   (PDSH, LPD dhe RD); 

3.Lista zgjedhore “Partia Demokratike Dr.sc.Nagip Arifi”  (PD dhe BDL); 

4.Të gjitha partitë politike shqiptare të lartëpërmendura u dakorduan që pas shumicës së krijuar nga zgjedhjet e 26 tetorit 2014, për kryetarë të Këshillit Nacional të jetë Z. Jonuz Musliu.

 

Pjesë e kësaj marrëveshje janë edhe këto parime bazë: 

1.Të mbajnë qëndrim të paluhatshëm në lidhje me përdorimin e simbolit kombëtar; 

2.Për përdorim të teksteve mësimore për nxënësit e shkollimit fillor e të mesëm të pranohen vetëm tekstet e botuara në Prishtinë ose Tiranë pa asnjë alternativë tjetër; 

3.Mbrojtjen e gjuhës, shkrimit, kulturës, traditës, historisë dhe informimit shqip në Luginë të Preshevës duke ruajtur gjithsesi edhe vlerat e luftës së lavdishme të UÇPMB-së; 

4.Mbajtjen edhe më tutje në fuqi verdiktin e shprehur të popullit shqipëtar të Luginës së Preshevës në Referendumin e 1 e 2 marsit të vitit 1992.

 

 

PDSH – Ragmi Mustafa

__________________

PD – Nagip Arifi

__________________

LPD – Jonuz Musliu

__________________

RD – Ramiz Latifi

__________________

BDL – Skender Destani

__________________

 

Preshevë, 7 tetor 2014

KKSH, mes bllokadës dhe funksionimit!
"Shporta e Kurban Bajramit" i ndahet mbi 700 familjeve (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration