KKSH kritikon mediat, i quan zëdhënëse të pushteteve
Lokale

KKSH kritikon mediat, i quan zëdhënëse të pushteteve

14.Feb.2013 13:48
0
Komisioni për Informim (KI) në kuadër të Këshillit Kombëtar Shqiptarë (KKSH), në mbledhjen e vet të rregullt ka analizuar gjendjen aktuale të mediave në Luginë,  ndërkohë që ka përcaktuar prioritetet e veta për vitin 2013. Gjatë takimit u konkludua se mediat themeluese të së cilave janë Kuvendet Komunale në Preshevë dhe Bujanoc, po vazhdojnë me retorikën  e të qënurit zëdhënës të pushtetarëve lokal, duke harruar se buxhetet e tyre vijnë nga mjetet e taksa paguesve të këtyre komunave. Ndërkohë, për një anshmërinë  e tyre dhe tendencat e minimizimit të veprimeve  të Këshillit Kombëtar , Komisioni  për Informim tashmë iu ka drejtuar  edhe  Agjencisë për Radio Difuzion dhe Ministrisë për Informim. Ndryshe KI i KKSH-së, ka përcaktuar vazhdimin e botimit të gazetës së vetme të shkruar në gjuhën shqipe, organ  i KKSH-së “ NACIONALI”, ndërsa ka paraparë që në kuadër të saj të ketë edhe disa risi, të destinuara për lexuesit e  të gjithë grupmoshave. Komisioni për Informim i KKSH-së, ka kritikuar mënyrën e ndarjes së mjeteve nga buxhetet e  Komunave të Preshevës dhe Bujanocit  të parapara për mediat, me ç ‘rast asnjëri nga buxhetet e dy komunave nuk  ka ndarë mjete për gazetën e vetme në gjuhën shqipe. "Përderisa mjetet e taksa paguesve iu janë  “falur” ueb portaleve, shumica e të cilave nuk janë të regjistruara, nuk kanë adresë të caktuar e aq më pak redaksi  por që janë hapur nga individ militant të subjekteve që  mbrojnë interesat e koalicioneve të cilat janë aktualisht  në pushtet, si në Bujanoc ashtu  edhe  në Preshevë", thuhet në fund të kumtesës./Titulli.com/
Emrat e shqiptarëve të shkruhen me alfabetin e tyre
Vullnetarët pastrojnë ujëvarën (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration