KKSH kërkon fuqizimin e institucioneve rajonale
Lokale

KKSH kërkon fuqizimin e institucioneve rajonale

17.Oct.2012 11:40
0
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Galip Beqiri, priti në zyrat e KKSH-së zv/Ambasadorin e Zvicrës, Jean-Luc Oesch dhe Menaxherin e EU PROGRES Grem Tindal. Partneriteti Evropian– EU PROGRES ka për qëllim rritjen e stabilitetit dhe zhvillimit shoqëroro-ekonomik. Ky program i mbështetur edhe nga shteti i Zvicrës kishte mobiluar dhe pajisur me teknikë e teknologji KKSH-në në zyrat e reja. “Me hapjen e zyrave të reja krijohen kushte më të mira për punën e Këshillit Kombëtar për promovimin dhe avancimin e identitetit kombëtar të komunitetit shqiptar, i cili është më i madh në këtë rajon. Shpresojmë që po i mundësohet anëtarëve të Këshillit Kombëtar që në mënyrë profesionale, në kuadër të kompetencave të veta të bëjnë zhvillimin e shërbimeve institucionale për realizimin e qëllimeve” është shprehur zv/Ambasadorin e Zvicrës, Jean-Luc Oesch. Sipas tij “përmirësimi i pozitës së pakicës kombëtare shqiptare në fushën e kulturës, informimit, gjuhës dhe simboleve kombëtare, arsimit, shkencës, rinisë dhe sporteve, janë prioritetet kryesore në aktivitetet tuaja, për të cilat do ta keni edhe mbështetjen tonë të vazhdueshme” përfundon Jean-Luc Oesch. Ndërkaq, Menaxheri i programit EU PROGRES theksoi se do ta keni mbështetjen tonë edhe në të ardhmen, duke pasur parasysh nevojat imediate për fushat e caktuara që janë me rëndësi për komunitetin shqiptar në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Beqiri i falënderoi për mbështetjen e deritanishme programin EU PROGRES financuar nga Bashkimi Evropian dhe qeveria zvicerane dhe parashtroi nevojën për bashkëpunim për projektet e caktuara në interes të komunitetit shqiptar. Për më tepër, fuqizimin e institucioneve rajonale me ndikim në ruajtjen dhe avancimin e identitetit kombëtar të shqiptarëve në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë. Gjithashtu, të gjitha palët u akorduan në fuqizimin e lidhjeve me ambasadën zvicerane nga se një pjesë e madhe e shqiptarëve të Luginës së Preshevës jetojnë dhe veprojnë në shtetin e Zvicrës, dhe ka nevojë për avancimin e lidhjeve të diasporës me vendlindjen e tyre, thuhet në kumtesën e KKSH-së./Titulli.com/
EULEX: Sulmuesit e Dobrosinit pjesëtarë të një organizate terroriste
EULEX arreston të dyshuarit për sulmin në Dobrosin
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration