EULEX arreston të dyshuarit për sulmin në Dobrosin
Lokale

EULEX arreston të dyshuarit për sulmin në Dobrosin

16.Oct.2012 17:51
0

Policia e EULEX-it sot ka arrestuar tre persona të dyshuar se kanë marrë përgjegjësinë për tre sulme mbi Policinë e Serbisë në Dobrosin, afër Pikë-kalimit 5 - Dheu i Bardhë. Dy persona dyshohet se kanë marrë pjesë në sulmin e fundit që ka ndodhur më 7 tetor 2012, në Dobrosin të komunës së Bujanocit. Ky operacion tashmë ka përfunduar dhe seanca për masën e paraburgimit pritet të mbahet pas pak, para gjyqtarit të EULEX-it nga Gjykata e Qarkut në Gjilan. Rasti është duke u ndjekur nga një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK),  raporton indeksonline. Rasti i fundit që ka ndodhur me 7 tetor 2012, persona të panjohur kishin shtenë me armë zjarri në drejtim punktit policor në Dobrosinë, mirëpo nuk ishte raportuar për ndonjë viktimë./Titulli.com/
KKSH kërkon fuqizimin e institucioneve rajonale
Arifi: Ish kryetari Kamberi ka dhënë pëlqimin (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration