KKSH i kërkon autoriteteve në Beograd dinamizimin e zgjidhjeve në arsimin shqip
Lokale

KKSH i kërkon autoriteteve në Beograd dinamizimin e zgjidhjeve në arsimin shqip

01.Apr.2021 08:10
0
Në mbledhjen e Këshillit Republikan për Pakicat Nacional në Beograd kërkova zgjidhje urgjente për nostrifikimin e diplomave dhe ndërprerjen e pasivizimit dhe rikuperimin e adresave gjithë atyre që i kanë humbur në kundërshtim me ligjin në fuqi.
 
Çështja e abuzimit me të drejtat më fundamentale të shqiptarëve të Luginës së Preshevës tashmë është pjesë e raporteve ndërkombëtare si të Parlamentit Evropian ashtu edhe Departamentit Amerikan të Shtetit. Neglizhimi dhe injorimi nuk është rruga. Hapni dialogun për “Planin 7 pikësh” me përfaqësuesit politik e institucional të shqiptarëve të Luginës, theksova në mbledhjen në të cilën morën pjesë kryeministrja Ana Bërnabiq, Ministrja për drejtat e njeriut, Minoriteteve dhe Dialog Shoqëror - Gordana Çomiq, Ministri I Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik - Branko Ruzhiq, Ministrja e Drejtësisë - Maja Popoviq, përfaqësuesit e Ministrisë së Administratës Publike dhe Qeverisjes Lokale, përfaqësuesit e 21 Këshillave Nacionale të minoriteteve.
 
"Gjithashtu në cilësinë e kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar kërkova dinamizimin e zgjidhjeve në arsim me tekstet mësimore, mungesën e korrektësisë në konkurset dhe mundësitë në kulturë dhe informim", thuhet në njoftimin e KKSH-së.
 
Pika e rendit ditës për datat e rëndësishme historike dhe simbolet kombëtare të komuniteteve mbeten të diskutohen në një mbledhje të radhës.
 
Ndërkaq u njoftuam se regjistrimi i popullsisë tashmë është shtyrë për tetorin e vitit 2022 me ç‘rast Këshilli Kombëtar Shqiptar ka kërkuar të jetë pjesë e këtij procesi të rëndësishëm në përcaktimin e numrit të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
 
Shërbimi për informim i KKSH
Televizion në Serbi publikon hartën e Kosovës dhe të Sanxhakut të ndarë nga Serbia
Serbia vaksinoi 22 mijë të huaj: Vaksinat do skadonin në fillim të prillit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration