KKSH e BIPMB, së bashku në avancimin e të drejtave fetare
Krytari i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), Jonuz Musliu, në selinë e këtij institucioni u takua me një delegacion të Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (BIPBM) të prirë nga imami Bejtulla Bejtullahu.Imami Bejtullahu e përgëzoi Jonuz Musliun për zgjedhjen në krye të Këshillit Kombëtar Shqiptar, duke theksuar se ky institucion është i rëndësishëm dhe se bashkëpunimi i ndërsjell nuk do të mungoj as në të ardhmen.
Kryetari Musliu duke i falënderuar imamët nga BIPMB për angazhimin e tyre theksoi se mbi të gjitha duhet të mbretërojë mirëkuptimi dhe bashkëpunimi.
“Është më se e nevojshme që bashkarishtë të angazhohemi në avancimin dhe mbrojtjen e të drejtave fetare të shqiptarëve në Luginës së Preshevës dhe duhet vepruar në kuadër të ruajtjes së substancës kombëtare të shqiptarëve dhe zgjedhjen e problemit politik. Andaj, në këtë kontekst përgjegjësit dhe obligimet janë më të mëdha, por të gjitha sfidat do t’i tejkalojmë bashkarisht”, ka thënë Musliu, thuhet në kumtesën e lëshuar pas takimit, transmeton Titulli.
Në këtë takimit janë diskutuan çështjet me rëndësi për shqiptarët e Luginës së Preshevës si dhe sfidat që në të ardhmen e presin KKSH-në dhe BIPMB-në. /Titulli.com/