KKSH e BIPMB, së bashku në avancimin e të drejtave fetare
Lokale

KKSH e BIPMB, së bashku në avancimin e të drejtave fetare

18.Dec.2014 14:11
0
Krytari i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), Jonuz Musliu, në selinë e këtij institucioni u takua me një delegacion të Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (BIPBM) të prirë nga imami Bejtulla Bejtullahu.

Imami Bejtullahu e përgëzoi Jonuz Musliun për zgjedhjen në krye të Këshillit Kombëtar Shqiptar, duke theksuar se ky institucion është i rëndësishëm dhe se bashkëpunimi i ndërsjell nuk do të mungoj as në të ardhmen.

Kryetari Musliu duke i falënderuar imamët nga BIPMB për angazhimin e tyre theksoi se mbi të gjitha duhet të mbretërojë mirëkuptimi dhe bashkëpunimi.

“Është më se e nevojshme që bashkarishtë të angazhohemi në avancimin dhe mbrojtjen e të drejtave fetare të shqiptarëve në Luginës së Preshevës dhe duhet vepruar në kuadër të ruajtjes së substancës kombëtare të shqiptarëve dhe zgjedhjen e problemit politik. Andaj, në këtë kontekst përgjegjësit dhe obligimet janë më të mëdha, por të gjitha sfidat do t’i tejkalojmë bashkarisht”, ka thënë Musliu, thuhet në kumtesën e lëshuar pas takimit, transmeton Titulli.

Në këtë takimit janë diskutuan çështjet me rëndësi për shqiptarët e Luginës së Preshevës si dhe sfidat që në të ardhmen e presin KKSH-në dhe BIPMB-në. /Titulli.com/

Linja ekspres vjen edhe në Preshevë
Vranjë: Kapen hajnat që vodhën bateritë e makinave
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration