KKSH anulon aktivitet e planifikuara për javën e nëntorit
Lokale

KKSH anulon aktivitet e planifikuara për javën e nëntorit

27.Nov.2019 09:18
0

Marrë shkas nga rasti tragjik i goditjeve nga tërmetet në Republikën e Shqipërisë , ku kanë humbur jetën mbi 20 persona dhe mbi 600 të tjerë të lënduar dhe ka shkaktuar dëme të mëdha materiale , Këshilli Kombëtar Shqiptar anulon të gjitha aktivitetet e planifikuara për javën e nëntorit, të parapara për festën e flamurit.

"Në këto ditë të rënda për vëllezërit tanë nga Durrësi e Thumani, qytetarët e Luginës së Preshevës janë me ta", thuhet në njoftimin e KKSH-së.

KKSH ka njoftuar se krenarë me të gjithë ata të rinj e të reja nga Lugina e Preshevës , qe kanë filluar vullnetarisht të organizohen për grumbullimin e ndihmave, që të njëjtat t'i dërgohen të prekurve nga tërmeti, që shkaktoi dhimbje të mëdha në Shqipëri.

Lugina e Preshevës ndan dhimbjen me familjarët e prekur nga tërmeti në Shqipëri
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration