Kjo është kërkesa e përfaqësuesve të Luginës për institucionet e Kosovës
Lokale

Kjo është kërkesa e përfaqësuesve të Luginës për institucionet e Kosovës

26.Jul.2018 15:45
0
Politikanët shqiptarë të Luginës së Preshevës u kanë bërë thirrje partive dhe institucioneve të Kosovës që të kujdesen dhe të merren më shumë me ta, raporton zeri.info.

Në një tryezë të organizuar nga LVV, përfaqësuesit e Luginës kanë vlerësuar se Presheva, Medvegja e Bujanoci janë të harruara nga institucionet e Kosovës dhe ato të Shqipërisë.

“Ato toka që i kemi ne atje, ato quhen toka shqiptare. Për ato toka erdhën pjesëtarët e UÇPMB-së nga Kosova, luftuan për ato toka. Tash të mbesim ne në këtë situatë, askush të mos merret me neve? Ne nuk e dimë, s’kemi kurrfarë dokumenti, kurrfarë platforme se çfarë do të bëjmë në 4 vitet e ardhshme. Kurse, këtë e kanë të gjitha pakicat e tjera. Kështu që e kemi një kërkesë, i lusim të gjitha subjektet, udhëheqësinë kosovare që të merren më shumë me neve”, ka theksuar Fatmir Hasani, deputet i Luginës në Serbi.

Ndërkaq, përfaqësuesi tjetër i Luginës, Shqiprim Arifi, ka vlerësuar se shqiptarët e kësaj pjese janë lënë anash, ndonëse Shqipëria siç ai është shprehur, e ka obligim kushtetues që të kujdeset për pjesën e Luginës.

“Lugina e Preshevës është Çamëria e dytë, është një Çamëri që është në zhvillim e sipër, për shkak se jemi të lënë anash, për shkak se ne vetë nuk kemi ditur ta menaxhojmë këtë situatë të rëndë, nuk kemi pasur mbështetje, që nuk është vetëm buxheti, por edhe pjesa këshilluese”, ka theksuar Arifi.

Ai më tej, ka thënë se pjesa e Luginës varet direkt prej Serbisë, pasi që nuk ka rrugë tjetër për t’u financuar.

“Ne direkt varemi prej Serbisë, sepse marrim buxhet prej Serbisë, nuk marrim askund tejtër”, ka shtuar ai.

Ndërkohë, ka vlerësuar se politikanët e Luginës janë më të mirët në rajon.

“Ne jemi shumë të kujdesshëm se si qasemi, politikanët në Luginë janë më të mirët në rajon sepse ndodhen direkt në front, përballë me armikun tonë”, ka nënvizuar ai. /Zeri

Opsioni për shkëmbim territoresh, Kurti paralajmëron pasoja të pariparueshme
Thaçi premton se do të flasë me Vuçiqin për çështjen e shqiptarëve të Luginës (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration