Kirby në Luginë: Mos u përzieni në bisedimet Prishtinë-Beograd
Lokale

Kirby në Luginë: Mos u përzieni në bisedimet Prishtinë-Beograd

20.Nov.2012 19:53
0
Ambasadori i SHBA-së ka zhvilluar sot një drekë pune me politikanët e Luginës dhe siç ka mësuar Titulli nga ky takim nuk kanë dalë edhe aq të kënaqur drejtuesit e institucioneve. Politikanët dhe udhëheqësit e institucioneve të Bujanocit dhe Preshevës përveç drekës së shijshme me Ambasadorin e SHBA-së në Beograd Michael Kirby, nuk morën mbështetje në njërën prej kërkesave të tyre. Një pjesëmarrës i këtij takim i tha Titullit se nga politikanët pati kërkesa, ca me shtrimin e rrugëve, ca me projekte të ndryshme infrastrukturore, ndërsa Ambasadori Kirby i përkrahu në këtë fushë, mirëpo i “qortoi” sa i përket kërkesës së tyre për të marrë pjesë në bisedimet Prishtinë – Beograd. Burimi ynë tha se Ambasadori Kirby ia ka përcjell këtë shqetësim liderëve shqiptarë të Luginës, dhe ka lënë të kuptohet se Lugina nuk duhet të përfaqësohet në këto bisedime, pasi Kosova e dinë rrugën se nga duhet të shkojë. Kjo deklaratë nuk i ka pëlqyere liderëve që morën pjesë në drekën me Ambasadorin, mirëpo nuk kishin çfarë të bënin përveç ta shijonin ushqimin e përgatitur. Në këtë takim morën pjesë të gjithë politikat që bartin postet më të rëndësishme të institucioneve në Luginë: kryetarët  e dy komunave Preshevë dhe Bujanoc, Ragmi Mustafa dhe Nagip Arifi, të kuvendeve Ramiz Latifi e Hajredin Hyda, Deputeti Riza Halimi, nënkryetarët e komunave Stojança Arsiq dhe Skënder Destani. Gazetari i Titullit ka arrit ti ikë sigurimit për ta shkrepur një foto, e cila edhe pse e turbullt, konfirmon takimin e zhvilluar në Bujanoc, në restorant Rozafa./Titulli.com/ [caption id="attachment_41915" align="aligncenter" width="576"] Takimi i zhvilluar sot mes ambasadorit të SHBA-së Michael Kirby dhe përfaqësuevse të institucioneve të Luginës[/caption]
Simpozium shkencorë kushtuar Luginës në Lëvizjen Shqiptare
Kirby: Do të krijojmë vende të reja të punës në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration