Lokale
Kirby: Do të krijojmë vende të reja të punës në Bujanoc
Ambasadori i SHBA-së në Beograd Michael Kirby, ka vizituar sot komunën e Bujanocit ku është takuar me kryetarin e komunës së Bujanocit Nagip Arifi.
[caption id="attachment_41892" align="aligncenter" width="576"] Michael Kirby dhe Nagip Arifi gjatë konferences pas takimit[/caption]
Në këtë takim, veç tjerash focus të veçant i dhanë zhvillimit ekonomik të komunës së Bujanocit.
Nagip Arifi, kryetar i komunës së Bujanocit, ka thënë se do të vazhdojmë implementimin e strategjisë për zhvillim ekonomik që është nënshkruar në vitin 2007 me CHF-në amerikan.
“Në vitin 2007 së bashku me CHF-në amerikan kemi bërë strategjinë e zhvillimit të komunës së Bujanocit dhe sot kemi rënë dakord që këtë strategji ta impelemtojmë deri në fund”, ka thënë Arifi, duke shtuar se ka marrë garancion nga ambasadori që Lugina e Preshevës të ketë një përkujdesje më të veçant.
Ambasadori Michael Kirby ka thënë se ideja e strategjisë për zhvillimin ekonomik është pikërisht që të krijohen vende të reja të punës.
“Ideja e kësaj strategjie është pikërisht që të krijohen vende të reja të punës që të bëhet zhvillimi i duhur ekonomik dhe me këtë të arrihet në nivel ashtu siç kemi planifikuar të gjithë ne”, ka potencuar Kirby.
Ai më tej ka shtuar se multietniciteti është shumë i rëndësishëm dhe duhet të forcohet, pasi sipas tij kjo është shumë e rëndësishëm për zhvillimin ekonomik dhe vetëm në këtë mënyrë mund të ecim përpara.
Ndërkaq, ambasadori Kirby ka premtuar se nuk do të jetë vizita e tij e fundit, por ai shpreson që për të qenë rruga e tij nga qendra deri në Bujanoc më e shkurtër, të përfundohet sa më parë rruga e korridorit 10-të.
[caption id="attachment_41893" align="aligncenter" width="576"] Ambasadori Michael Kirby gjatë takimit me dekanin e fakultetit ekonomik të Suboticës, dega në Bujanoc, Prof. Dr Nenad Vunjak[/caption]
[caption id="attachment_41895" align="aligncenter" width="576"] Ambasadorit Michael Kirby në fjalimin e tij drejtuar studentëve[/caption]
Në ndërkohë, ata vizituan edhe Fakultetin ekonomik të Suboticës dega në Bujanoc, dhe më pas ambasadori Kirby dhe dekani i fakultetit Prof.Dr Nenad Vunjak bërën hapjen solemne të “Qendrës për avancimin e karrierës”, të mbështetur nga populli amerikan përmes Agjensisë së SHBA-ve për zhvillim ndërkombëtar
[caption id="attachment_41894" align="aligncenter" width="576"] Michael Kirby dhe Prof. Dr Nenad Vunjak gjatë hapjes solemne të “Qendrës së avancimit të karrierës”[/caption]
Vizita e ambasadorit Michael Kirby ishte e para në Bujanoc, ndërkaq dje ka qëndruar edhe në komunën e Preshevës./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!