KFOR: Po shqyrtojmë kërkesën e Serbisë për dislokimin e trupave Ushtarët e KFOR-it duke patrullluar në afërsi të Zubin Potokut. 11 dhjetor 2022.
Rajoni dhe Politika

KFOR: Po shqyrtojmë kërkesën e Serbisë për dislokimin e trupave

16.Dec.2022 16:49
0

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se ka pranuar kërkesë nga Serbia lidhur me dislokimin e deri 1.000 trupave ushtarake dhe policore serbe në Kosovë.

“Aktualisht jemi duke e shqyrtuar” këtë kërkesë, u tha në përgjigjen e KFOR-it dërguar Radios Evropa e Lirë.

“KFOR vazhdon të jetë jashtëzakonisht vigjilent dhe plotësisht i aftë të përmbushë misionin e tij që derivon nga Kombet e Bashkuara”, shtoi ky mision.

Më 15 dhjetor, autoritetet në Serbi bënë të ditur se kanë vendosur që t’i drejtohen KFOR-it me kërkesë për dislokimin e trupave në Kosovë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se është e qartë se kërkesa do të refuzohet.

Serbia këtë kërkesë e ka bërë duke u thirrur në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, teksa tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë rritur ditëve të fundit.

Whiting: Viktimat e Mustafës shqiptarë, disa edhe pjesëtarë të UÇK-së
Histori të çuditshme nga finalet e Kupës së Botës (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration