KF “Tërnoci” po merr pjesë në aktivitet sportiv në Bursa të Turqisë
Në Bursa të Turqisë po mbahet aktiviteti sportiv ''Armutlu Cup 2019'' nga data 15 maj me ekipe pjesëmarrëse të futbollit nga vendet e Ballkanike ndërsa pjesë e këtij organizimi është edhe ekipi KF “Tërnoci” nga komuna e Bujanocit.
Sipas organizatorit të këtij aktiviteti, Hysein Limani aktivitete të tilla shërbejnë për të forcuar marrëdheniet mes shqiptarëve përmes sportit.
“Për herë të parë merë jetë një organizim i këtyre përmasave me qëllim ruajtjen dhe vazhdimin e lidhjeve vëllazërore mes shqiptarëve nga të gjitha trojet shqiptare”, ështe shprehur organizatori.
Ekipe nga Ballkani kryesisht Shqiperia dhe Serbia po luajnë në fushë të gjelbër me ekipet vendase për të fituar titullin kampion.
Shqipëria merë pjesë me 6 klube, Ilir Viking, Akademia Zeri, Lions, Akademia ''M&B'', dhe Dinamo që përfaqësohet nga dy klube të ndryshme.
Serbia përfaqesohet me Klubin e Leskovcit ''Mladi Borac'' ndërsa Lugina e Presheves me klubin ''Ternoci''.
Në këtë garë klubet e futbollit luajnë në kategoritë U 9, U 11, U 13 dhe U 14 dhe aktiviteti do të përmbyllet me ndarjen e kupave për skuadrat fituese./Titulli.com/