KF Tërnoci: Dënimi i lojtarëve i padrejtë, kërkojmë rishikim të vendimit
Lokale

KF Tërnoci: Dënimi i lojtarëve i padrejtë, kërkojmë rishikim të vendimit

23.Sep.2014 21:43
0

Kryesia e klubit futbollistik “Tërnoci” në mbledhjen e mbajtur sot (më 23 shtator) lidhur me dënimin e tre lojtarëve të këtij klubi, Faruk Nazifit, Ridvan Muratit dhe Valon Ramadanit, ka thënë se një veprim i tillë i Gjykatës është ndikuar nga motive nacionale.

“Konsiderojmë se ky proces nuk është i drejtë dhe aspak objektiv. Kjo ngase gjykata ka marrë për bazë vetëm dëshmitë mjekësore të palës akuzuese, për të cilat jemi të bindur se nuk pasqyrojnë gjendjen faktike të palës në fjalë, sepse të gjithë të pranishmit – dëshmitarë, shikues, tifozë, policë nuk kanë dëshmuar të kenë parë ndonjë lëndim trupor, aq më pak të jetë i shkallës së rëndë. Madje as dëshmitë e policëve, përgjegjës për mbarëvajtjen e ndeshjes së apostrofuar, nuk janë marrë për bazë nga gjykatësi i procedurës”, thuhet në kumtesën e KF “Tërnocit të lëshuar pas mbledhjes së mbajtur, transmeton Titulli.

Ky klub me seli në fshatin Tërnoc të komunës së Bujanocit ka ardh në konkludim se ky vendim është i ndikuar nga motive nacionale, pasi klubi është i njohur edhe nga raste të ndryshme për vendimet që bien gjykatat serbe kur janë në pyetje shqiptarët.

“Gjatë seancave gjyqësore për dy vite radhazi, drejtori i klubit, Enis Salihu, ka qenë prezent për të mbështetur lojtarët të cilët po akuzoheshin padrejtësisht për shkaktim të lëndimeve trupore, kur dihet botërisht se incidenti në fjalë nuk ka përfshirë asgjë më shumë se sa fjalosje dhe shtyrje eventuale ndërmjet lojtarëve dhe gjyqtarit kryesor të ndeshjes”, shkruan kumtesa.

Klubi njofton se qysh në fillim të procesit gjyqësor janë vërejtur parregullsi dhe padrejtësi të shumta, ndërsa kryesia e klubit, me drejtorin e saj, ka qenë e angazhuar fuqimisht në tejkalimin e situatës për akuzat e ngritura.

“Është mbajtur një takim me përfaqësuesit e OSBE-së në Bujanoc ku është sqaruar në detaje e gjithë situata. Madje është provuar edhe gjetja e një kompromisi të mundshëm ndërmjet palës akuzuese dhe neve si palë e akuzuar, mirëpo kjo gjë ka qenë e pamundur të arrihet. Pengesë ka paraqitur shuma financiare e kërkuar nga gjyqtari i ndeshjes si palë akuzuese, ku për çdo lojtar ka kërkuar shumën në vlerë prej 2750 euro duke përfshirë edhe shpenzimet e gjykatës dhe të avokatit mbrojtës e që në total kapin shumën në vlerë prej mbi 10.000 euro”, shpjegon klubi tërnocas.

Në kohën kur vendimi tanimë është shpallur për të tre lojtarët e akuzuar, vendim i cili përmban vuajtjen e dënimit të heqjes së lirisë prej 3 muajsh dhe sanksion në të holla në vlerë 300 euro për secilin lojtar, Kryesia e klubit njofton se po shqyrtojnë akoma rrugët e mundshme për uljen e dënimit me para dhe ndryshimin e masës së shqiptuar me burgim në arrest shtëpiak.

“Ridvan Murati ka marrë vendim në mënyrë tërësisht individuale që të paraqitet në institucionin korrektues për vuajtjen e dënimit. Përderisa një gjë e tillë nuk ka ndodhur me dy lojtarët e tjerë, poashtu të dënuar me po të njëjtën masë. Tani ne jemi në pritje të ankesës së bërë për uljen e dënimeve për të tre lojtarët, duke përfshirë edhe Ridvan Muratin”, thuhet në kumtesë.

Sipas këtij klubi futbollistik, me emër në Luginë, të gjitha shpenzime e deritanishme me një vlerë mbi 150.000 dinarë janë mbuluar nga KF “Tërnoci”.

“Këto janë rrugët që kemi ndjekur si klub edhe pse të mundimshme, por pavarësisht kësaj ne nuk mund të pajtohemi assesi me vendimet e gjyqësorit edhe pse ai funksionon si i pavarur. Për vendimin në fjalë ka qenë e njoftuar edhe Bashkësia Lokale e Tërnocit”.

Procesi gjyqësor ndaj tre lojtarëve tërnocas ka zanafillën më 2 shtator të vitit 2012, në ndeshjen e zhvilluar në fshatin Tërnoc mes klubit vendas dhe KF “Pcinja” nga Tërgovishta.

Ky proces është nisur me kërkesë të arbitrit kryesorë Dallibor Zllatkoviq me akuzën për sulm ndaj ti nga lojtarët Faruk Nazifi, Ridvan Murati dhe Valon Ramadani.

Të tre këta lojtarë kanë mohuar akuzat duke e ndierë veten të pafajë  pasi thonë se nuk e kanë sulmuar arbitrin, por vetëm kanë protestuar ndaj referimit të tij që po e dëmtonte ekipin e KF Tërnocit.

Tashmë vendimit të Gjykatës së Lartë në Nish i është përgjigjur lojtari Ridvan Murati i cili po vuan dënimin tre mujorë në Entin korrektues në Qupri, kurse dy lojtarët tjerë nuk i janë përgjigj vendimit të gjykatës./Titulli.com/

Ja çfarë i tha hoxha nga Bujanoci, Papa Françeskut
Vjen thirrja për bashkim të krerëve fetarë e politikë të Luginës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration