Këshilli Kombëtar Shqiptar reagon ndaj moszgjidhjes së gjykatësve shqiptar në Bujanoc
Lokale

Këshilli Kombëtar Shqiptar reagon ndaj moszgjidhjes së gjykatësve shqiptar në Bujanoc

30.Oct.2018 12:34
0

Këshilli Kombëtar Shqiptar së bashku me deputetin Fatmir Hasani kanë reaguar lidhur me procesin e moszgjidhjes së kandidatëve shqiptar për gjykatës në Gjykatën Themelore në Bujanoc.

Në konkursin e publikuar nga Këshillit i Lartë Gjyqësor për një vend gjykatësi për Gjykatën e Bujanocit, kishin aplikuar edhe katër kandidat shqiptar, të cilët kishin plotësuar të gjitha kushtet formale për t'u përzgjedhur si gjykatës,mirëpo, Këshilli i Lartë Gjyqësor duke ushtruar funksionin e tij si “organ i pavarur dhe i paanshëm” i ka propozuar për zgjedhje Parlamentit republikan një kandidate nga Vraja.

Konsiderojmë që nuk është respektuar legjislacionin fuqi, pasi gjatë procesit të propozimit ka qenë i obliguar të ket kujdes për përbërjen etnike shqiptare të komunës së Bujanocit dhe Preshevës, pasi që gjykata është kompetente për të dy komunat.

Për më tepër Gjykata Themelore e Bujanocit prej 12 gjykatësve sa numëron, vetëm tre prej tyre janë shqiptar, prandaj Këshilli i Lartë Gjyqësor me këtë veprim ka injoruar edhe parimet kushtetuese që ndalojnë diskriminimin etnik, si dhe garantimin e pakicave që t'i mundësohet ushtrimi i funksioneve publike dhe përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe me shkrimit e saj – që është kusht formal njohja e saj për për t'u zgjedhur si gjykatës, por në propozimin e bërë nuk është theksuar se kandidatja e propozuar ka njohuri gjuhësore të gjuhës shqipe.

Për më tepër, Këshilli i Evropës me Rezolutën e Komitetit të ministrave CM/ResSMN (2015)8 mbi zbatimin e Konventës kuadër për mbrojtjen e pakicave kombëtare, ka marrë sugjerime që pikërisht në këtë segment  t’i rrisë numrin me kuadro shqiptare.

Duke konsideruar se rregullat nuk janë për t'u shkelur, kryetari i Këshillit Kombëtar Shukri Ymeri dhe deputeti popullor Fatmir Hasani kanë kërkuar nga kryetarja e Parlamentit si organi më i lartë Republikan të refuzoj këtë propozim dhe t'i hapë rrugë përzgjedhjes për gjykatës duke respektuar legjislacionin në fuqi me përbërjen etnike.

Njëkohësisht janë njoftuar të gjitha përfaqësitë diplomatike të akredituara në Serbi.

 Shërbimi për informim i KKSH-së

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration