
Këshilli Kombëtar Shqiptar planifikon shkollë të muzikës në Luginë: Kërkesë zyrtare në Beograd
Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi ka njoftuar se i është dërguar kërkesë zyrtare Ministrisë së Arsimit në Serbi për hapjen e shkollës së ulët të muzikës në Luginë të Preshevës.
Postimi i plotë në Facebook nga Enkel Rexhepi:
Sot me një kërkesë iu drejtova Ministrisë së Arsimit në Serbi për hapjen e shkollës së ulët të muzikës në Luginë të Preshevës.
Kjo shkollë do të jetë një hap i rëndësishëm për fëmijët tanë, duke i afruar me artin dhe kulturën si dhe duke kultivuar talentët e rinj. Po ashtu do të jenë të barabartë me fëmijët e rajonit.
Arsimi dhe kultura janë shtyllat e forcimit të identitetit tonë kombëtar. Është koha të kemi një institucion që promovon pasurinë tonë muzikore dhe zhvillon potencialin e brezave të rinj.