Këshilli Kombëtar Shqiptar i "dorëzon" Kosovës projekt-propozimin për fondin 3 milion euro
Në seancën e Këshillit Kombëtar Shqiptar është aprovuar edhe projekt propozimi për mjetet e qeverisë së Kosovës prej 3 milion euro të ndara për Luginën e Preshevës për vitin 2023.
Ky është projekt propozimi nga Këshilli Kombëtar Shqiptar:
Arsimi:
- Bursa për studentët e Luginës. Të përfshihen të gjithë studentët duke u kategorizuar sipas notës mesatare dhe vendit të ndjekjes së studimeve, do të përfshihen edhe studentët e vitit të parë.
- Mbështetje financiare për nxënësit pa asnjë prind ose vetëm me një prind(prindërit e të cilëve kanë vdekur) dhe familjet që kanë 3 ose më shumë fëmijë në procesin edukativo-arsimor.
- Mbështetje për fëmijët dhe nxënësit me nevoja të veçanta. Projekte që kanë në fokus këtë kategori.
- Shkollat fillore dhe të mesme që kanë projekte e vizion për të digjitalizuar mësimin ose për të avancuar metodat e mësimdhënies. Paisja e shkollave me kabinete, tabela interaktive.
- Çerdhet - paisje me mjete inovative për edukimin e fëmijëve.
- Fond për stimulimin e nxënësve më të mirë të shpallur nëpër shkollat shqipe.
- Tekstet mësimore për nxënësit e shkollave fillore.
Kultura:
- Finacimi i projekteve të Shoqërive Kulturoro-Artistike
- Financimi i projekteve që mbrojnë dhe promovojnë vlerat dhe trashëgiminë kulturore shqiptare.
- Financimi i projekteve të institucioneve (Shtëpitë e Kulturave, bibliotekat, qendra e Sportit).
- Financimi i projekteve të shkollave të sportit, klubet e sportit.
- Fond i veçantë për përkrahjen e talentëve të rinjë (përkrahje individuale për të rinjët e dëshmuar në arsim, kulturë, sport).
- Grupet joformale që kanë projekte në fushat e kulturës dhe nismat individuale të personave me ide kreative.
- Fond për aktivitete lobuese për sensibilizimin e çështjes së Luginës nëpër institucionet relevante ndërkombëtare.
Përdorimi gjuhës dhe simboleve:
- Financimi i projekteve që kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Presheves në fushat e veprimit të KKSH.
- Financimi i projekteve mbi funksionimin e sistetmit në respektimin e gjuhës shqipe në institucionet publike.
-Krijimi i kapaciteteve fizike për zhvillimin e identitetit kombëtar.
Informimi:
- Avancimi i informimit në gjuhën shqipe
- Sensibilizimi kundër diskriminimit dhe shkeljes së të drajtave fundamentale të shqiptarëve.
- Hulumtime për pozitën e vështirë të shqiptarëve në fushat përkatëse të veprimtarisë së KKSH-së.
Ky projekt propozim ka kaluar në seancën e Këshillit Kombëtar Shqiptar.