Këshilli Kombëtar Shqiptar fillon askionin për libra falas nxënësve shqiptarë të shkollave fillore në Medvegjë (foto)
Këshilli Kombëtar Shqiptar ka filluar shpërndarjen e librave falas për 45 nxënësit e shkollave fillore në Medvegjë, aksioni që do të vazhdojë në komunat Bujanoc dhe Preshevë, kështu ka njoftuar kryetari i KKSH-së, Ragmi Mustafa.
Postimi i tij i në Facebook:
SOT FILLUAM NDARJEN FALAS TË LIBRAVE SHKOLLOR PËR NXËNËSIT E SHKOLLAVE FILLORE NË LUGINË TË PRESHEVËS.
Nga Tupalla e Banja e Sijarinës.
Sytë e nxënësve ishin të përmbushur me gëzime e moment i veçantë ashtu siç është e jashtëzakonshme qëndresa e shqiptarëve në Medvegjë. Medvegja ndërgjegjja jonë kolektive.
Me ndarjen e kompleteve të teksteve mësimore për 45 nxënësit e shkollave fillore në Medvegjë filloi pajisja falas në gjithë Luginën e Preshevës.
Në çdo vendbanim, në secilën shkollë për secilin nxënës. Me libra shqip nga Shqipëria. Me libra falas nga Kosova. Për herë të dytë gjatë këtij mandati!
Ishte ëndërr kur isha vet në bankat shkollore me bashkëmoshatarë. Ishte ëndërr kur organizoja e protestoja bashkë me nxënësit, mësimdhënësit, prindërit e shokët në rrugë. Ishte ëndërr që e realizuam.
Ia dolëm sepse beteja për arsim cilësor nuk ndalet. Do të ia dalim sepse jemi në të drejtën për barazi. Deri në fitoren përfundimtare.